Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në “Air Albania”. Pavarësisht fitores 3-0 të Çekisë kundër Moldavisë, kuqezinjtë e mbyllin garën si të parët në grupin E duke lënë pas Çekinë vetëm nga golavarazhi, pasi dy skuadrat kanë nga 15 pikë. Shqipëria dhe Çekia janë skuadrat që kalojnë më tej në finalet e “Gjermani 2024”,
me kuqezinjtë që shkruajnë historinë pasi për herë të parë e mbyllim një turne kualifikues në vendin e parë.
Tanët e kishin siguruar kualifikimin tre ditë më parë pas barazimit 1-1 në Moldavi dhe trajneri Sylvinho ia lejoi vetes që në përballjen me Ishujt Faroe të bënte pesë ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen e pak ditëve më parë.
Formacioni zyrtar:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj; Asllani, Bare, Bajrami; Uzuni, Asani, Daku Trajner:Sylvinho
Renditja:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.