‘Big Brother Albania Vip 3’ do të nisë në janar të 2024, një lajm që e dha Top Channel. Ndërsa, tani po përflitet edhe data e saktë e nisjes së tij dhe emri i prezantuesit që pritet ta moderoj. Sipas Vip Magazine, BBVip 3 do të nisë më datë 13 Janar, ditë e shtunë. Këtë vit prezantimi i formatit të njohur i është besuar Ledion Liços.
Megjithëse deri më tani nuk është konfirmuar asnjë nga konkurentët që do bëhen pjesë e shtëpisë, në rrjet kanë qarkulluar disa emra të personazheve VIP.
Bëhet fjalë për moderatorin e njohur Romeo Veshaj, këngëtaren Adelina Tahiri, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe Meriton Mjekiqi të cilët aludohet se do ti bashkohen këtij formati.




