Avokati Shella: “Në Korçë një gjyq zgjidhej për 147 ditë ,sot me reformën në drejtësi duhen 7 vjet !

Një qytetari nga Korça të cilit i nevojitet t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Tiranë i duhen 7 vite kohë që të nisë shqyrtimi i çështjes së tij pa llogaritur edhe kohën e nevojshme të gjykimit deri në marrjen e një vendimi. Pas mbylljes së Gjykatës së Apelit në Korçë për shkak të reformës së gjyqësorit sipas ekspertëve koha e marrjes së drejtësisë për qytetarët është rritur në mënyrë drastike.

Kështu është shprehur nga Korça Gerti Shella, ekspert ligjor.

Në Gjykatën e Apelit Korçë në vitin 2016 një çështje civile themeli zgjidhej për 147 ditë, përpara se ajo të shkrihej një palë e merrte vendimin për 533 ditë. Në 6 mujorin e parë (2023) ku tashmë të gjithë qytetarët korçarë marrin drejtësi në gjykatën e vetme të apelit në Tiranë kohëzgjatja e vlerësuar për shqyrtim gjyqësor është 7 vjet. Pra ka qenë më mirë para fillimit të reformës gjyqësore dhe më mirë edhe kur gjykata e Korçës ishte më keq dhe erdhi deri në shkrirjen e saj përfundimtare në një Gjykatë të vetme të Apelit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.