Aksident i 3-fishtë në Pogradec, autobusi përplaset me dy makinat….

2 makina dhe 1 autobus që po ecnin në të njëjtin sens levizjeje janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin rrugor Tushemisht-Pogradec. Mësohet se autobusi me pasagjerë po lëvizte para ndërsa pas tij erdhën dy makinat, duke u përplasur njëra pas tjetrës. Raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Nuk dihet cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, por dyshohet shpejtësia e lartë dhe rruga e rreshqitshme për shkak të rreshjeve të shiut. Mësohet se policia ka gjobitur një prej makinave që u konstatua në shkelje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.