Të mërkurën në Itali u regjistrua një aksident tragjik. Një ambulancë u përplas me një autobus që transportonte fëmijë në tunelin Ca’ Gulino, përgjatë rrugës kombëtare SS73 midis Urbinos dhe Fermignano. Për pasojë ndërruan jetë 4 persona që ndodheshin në ambulancë dhe u plagosën 7 persona që ndodheshin në autobus.
Në mesin e viktimave është mjeku 42-vjeçar nga Elbasani, Sokol Hoxha,
Stefano Sabbatini shofer i amulancës, Cinzia Mariotti di Acqualagna, infermiere) dhe pacientin që po transportohej me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi. Në autobusin që u përplas me ambulancën ndodheshin 30 fëmijë të moshës 7 deri në 13 vjeç.
Nga të plagosurit, 4 janë transportuar në spitalin e Pesaros, dy fëmijë dhe dy shoqërues, dhe tre në atë të Urbinos 2 fëmijë dhe një shoqërues. Raportohet se ambulanca po lëvizte pjesërisht në korsinë e kundërt në një kthesë brenda tunelit, duke u përplasur fuqishëm me autobusin.

