E rëndë/ 36-vjeçari nuk u paraqit në punë, e gjejnë të varur në pemë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Bagnoregio në Itali, ku një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një pemë. Kërkimi nisi nga punëdhënësi, i cili duke parë që ai nuk ishtë paraqitur në punë është shqetësuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë, kur punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar.

Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës. Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.

Reagimi:

Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.