Filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 25 vjeç, banues në fshatin Floq dhe A. A., 19 vjeç, banues në fshatin Mollaj, Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, Korçë, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
