E pazakontë në Devoll/ Ushtroi dhunë ndaj 14-vjeçares ,procedohet adoleshenti…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 14 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. H., 54 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 48-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.