E rëndë/ Gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Elbasanit, ku një nxënëse e klasës së 10 është hedhur nga kati i dytë i gjimnazit. Mësohet se ngjarja tronditëse ka ndodhur në gjimnazin “Vasil Kamami”, ku e mitura kishte ardhur nga një qendër sociale. Fatmirësisht e mitura, identiteti i së cilës është ende i paditur, është jashtë rrezikut për jetën

Vajza është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor të cilët e dhunonin.

Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. Disa psikologë po merren me rastin ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të hidhet nga kati i dytë. Pas pyetjes së personave që e njihnin vajzën, mësohet se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.