Aksident i frikshëm, fuoristrada përplas drejtuesin e motorit…

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Një automjet tip fuoristradë ka përplasur një shtetas që lëvizte me motor. I aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje kritike për jetën. Aksidenti u regjistrua në rrugën “Mujo Ulqinaku” pranë shkollës artistike “Jakov Xoxa”.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, automjeti tip “Renge rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e personit të dëmtuar.