‘Mos harro me sill cigaret…’Julian Deda konfirmon pjesëmarrjen në “BBVIP3”!

Një prej emrave më të lakuar, prej muajsh tashmë, si banor i “BBVIP3”, program që do të nisë më 13 janar në Top Channel, është ai i Julian Dedës.
Artisti shkodran thuhet se do t’i bashkohet kastit të yjeve, që do shfaqen në ekran 24/7 për gjithë Shqiptarët, ndërsa deri më tani, ai nuk e kishte konfirmuar lajmin, të paktën zyrtarisht.

Ndërkohë sot, ka qenë një status në Facebook i mikut tê tij,

Ylli Manjani, i cili bën me dije për ndjekësit e tij pjesëmarrjen e Julit në “burgun” më të famshëm në Shqipêri.
Përgjigja me batutë e Julit, e marrë nga momenti arrestimit të Saimir Tahirit, konfirmon pjesëmarrjen e tij në reality show, teksa presim ta shohim si një prej personazheve vërtetë të fortë në shtëpinë që hap dyert pasnesër.