Plaçkiten lekët e nje dyqani ne Korçë, ndalohet 15-vjeçari! Dy te dyshuar te tjere kerkohen…

Një 15-vjeçar është ndaluar nga policia në Korçë, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë vodhën një shumë lekës dhe një celular në një dyqan. 15-vjeçari është banues në Korçë, ndërsa dy shtetasit e tjerë: një 14-vjeçar banues në Tiranë dhe një 20-vjeçar (A.Ll.), banues në Korçë u shpallën në kërkim.

Vjedhja ndodhi në dyqanin e një 41-vjeçareje në lagjen nr.1 të qytetit të Korçës.

Njoftimi i Policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan me iniciativë një 15-vjeçar, banues në Korçë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. Ll., 20 vjeç, banues në Korçë dhe një 14-vjeçari, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një celular, në dyqanin e një 41-vjeçareje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.