50 vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin e tij 33 vjeçar Erion Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e vogël që në moshën 9 vjeçare, është lënë në arrest shtëpie nga gjykata greke në Volvos. Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje.
Të dy avokatët mbrojtës të të pandehurit, Alexis Kougias dhe Michael Vasilikos, që u vetëofruan për ta mbrojtur 50 vjeçarin shqiptar, u shfaqën të emocionuar në deklaratat e tyre për gazetarët.
” Dua të shpreh falënderimet e mia për prokurorinë dhe Gjykatën për të lënë të lirë me kusht dhe kthimin pranë vajzave të tij… Ndihemi shumë mirë pas vendimit, ashtu si dhe gjithë shoqëria greke”, tha një prej avokatëve të 50-vjeçarit.

Hetuesi dhe prokurori nuk u pajtuan për paraburgimin …

