Gurim Daco, 57 vjeç nga Delvina është gjetur i pajetë përpara pallatit ku jetonte mëngjesin e sotëm. Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat 57-vjeçari ka humbur jetën, por paraprakisht dyshohet se si pasojë e alkoolit nuk ka mundur të shkojë deri në banesë
dhe ka humbur jetën nga i ftohti.
