Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Durrës. Nënkomisari i Policisë së Durrësit, Arben Pjeçi është vetëvrarë. Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Policisë së Durrësit.
Pjeçi ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar për disa ditë nga detyra.

