Nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli, njëra 75 vjeçe e tjetra 54 vjeçe janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në lagjen nr. 17, Korçë. Prej 5 ditësh nuk iu përgjigjeshin familjarëve në telefon, ndaj i shqetësuar djali i të moshuarës që jetonte dhe punontë në Greqi është nisur për në Shqipëri për të mësuar për fatin tragjik të tyre.
Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.
Dyshimet janë që kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur kanë humbur kontaktet me familjarët. 54-vjecarja ishte edukatore në Vithkuq ,ndersa dyshohet se mund mund të ketë pësuar atak kardiak, ndërsa nëna e cila ishte e paralizuar, ka vdekur pas saj. Edhe në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.



