Tronditëse në Korçë/ Nënë e bijë 5 ditë të vdekura në banesë. Vajza pësoi infarkt, më pas ndërroi jetë e ëma e paralizuar…

Nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli, njëra 75 vjeçe e tjetra 54 vjeçe janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në lagjen nr. 17, Korçë. Prej 5 ditësh nuk iu përgjigjeshin familjarëve në telefon, ndaj i shqetësuar djali i të moshuarës që jetonte dhe punontë në Greqi është nisur për në Shqipëri për të mësuar për fatin tragjik të tyre.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda.

Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi. Sipas grupit hetimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza. Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund ti ketë shkaktuar vdekjen.

Mësohet se nënë e bijë jetonin bashkë në këtë banesë, e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Për nënën kujdesej vajza e saj. Dyshimet janë që kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur kanë humbur kontaktet me familjarët.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.