Prej disa ditësh, Eleni dhe Ornela Vangjeli, nënë e bijë, nuk u përgjigjeshin në telefon familjarëve të tyre. Kjo bëri që këta të fundit të njoftonin policinë. Kur efektivët trokitën në derën e tyre në lagjen 17 të qytetit të Korçës, nuk iu përgjigj njeri. U desh ndërhyrja e zjarrfikëses që policia të futej në banesë. Dy gratë u gjetën të dyja të vdekura, dyshohet për shkaqe natyrale. Eleni ishte 75-vjeçe ndërsa e bija Ornela, 54.
Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.
Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale :Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



