Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Qafë-Thanë në vendin e quajtur mbikalimi i trenit në Dragostunjë. Një makinë tip Benz me targa AB297FX, me drejtues Meglind Zeneli ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë një ka ndërruar jetë dhe janë plagosur 3 persona.
Meglind Kristo Zeneli 07.06.2003(drejtuesi i mjetit) Gerald Agim Verçani15.052005(pasagjer) , Janikos Jorgo Shyti15.09.2004(pasagjer) , Dorian Fatmir Belba(pasagjer) viktime ka ndërruar jetë.
Të gjithë të aksidentuarit janë nga fshati Qukës-Shkumbin, nga Bashkia Prrenjas.
Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.






