Një parakalim i gabuar i mori jetën një 36-vjeçari ndërsa shkaktoi plagosjen e katër të tjerëve. Dy automjete u përplasën në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta. Nga përplasja e fortë, brenda makinës mbeti i bllokuar 36-vjeçari Mizaku, i cili mori plagë të rënda. Ai u nxorr nga makina nga forcat zjarrfikëse. I riu humbi jetën teksa po transportohej për në spital , ndërsa katër të plagosurit ishin pasagjerë në automjetin tip “Hyundai”, me drejtuesin shtetasin K.H, 23-vjeç, i cili ka shpëtuar pa marrë lëndime.
I riu është shoqëruar në polici, ku i është nënshtruar testit të alkooli dhe ka rezultuar negativ. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai” dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion shtesë
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”,
36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai”, shtetasit K. H dhe shpejtësia tej normave

