Elvis Mizaku, 36 vjeç, është viktima e aksidentit tragjik në aksin Korçë-Bilisht. 36-vjeçari ishte drejtues në një nga makinat të cilat u përplasën kokë më kokë. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e forta ndërsa automjetet janë të shkatërruara, njëra prej makinave ka përfunduar në anë të rrugës.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

