I riu grabiti 15 celularë në 3v fejzo/ Policia :”Ofrojmë 5 mijë € kush ka informacion…

Një dyqan me celularë ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Myslym Shyri’, në Tiranë. Një person dyshohet që ka qenë i armatosur ka hyrë brenda dyqanit dhe ka arritur të marrë rreth 15 celulare

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.