‘Si më le vetëm o vëllaçko?’/ Motra e Emiljanit rrëqeth me postimin prekes: “Ma dogje zemrën…

Emiljan Pine është 37-vjeçari i vrarë mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.18 në Korçë. Autor i kësaj ngjarje të rëndë është 61-vjeçari Ilo Lluka i cili pasi qëlloi me armë 37-vjeçarin vrau edhe veten. Vdekja e 37-vjeçarit, që cilësohet si djalë i shkëlqyer nga fqinjët, ka tronditur pa masë familjarët e tij. Motra e Emiljan Pines, në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar disa fjalë të ndjera për vëllanë që nuk jeton më.

Postimi i motrës:

Ma dogje zemren o xhani motreeeeeessssss drita e syrit tim, si me le vetem o vellackooo, Dhe pse nuk je me ti do mbetesh gjithmone krahu im i djathte, Do me mungosh gjithmone,deri diten qe do te te vij prane.

Deri më tani pista kryesore e hetimeve është ajo e vrasjes për trashëgiminë pasi babai i 61-vjeçarit Lluka prej 4 vitesh jetonte me familjen e Emiljanit dhe ata kujdeseshin për të. Këtë kujdes, ai kishte vendosur t’ua shpërblente duke i dhuruar pronësinë e një apartamenti në emër të tij. Por kur Ilo Lluka e kishte marrë vesh këtë vendim, kishte ardhur nga Greqia për ballafaqim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.