Korçë/ Kontrrolli i policisë iu gjen në celularë, faqe për vënien e basteve, procedohen 3 persona….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. J., 39 vjeç, G. B., 35 vjeç dhe A. B., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 15, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ku ata po qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën në celularët e tyre, faqe dhe foto për vënien e basteve sportive. Tre celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.