‘Nuk jam mirë’ …Egla ‘alarmon’ banorët në BBVIP…

Pasditen e sotme dy konkurrente të shtëpisë, Egla dhe Heidi, janë bërë bashkë për të realizuar një mision sekret.  Fillimisht nisi me Heidin e cila gjeti një arush dhe duhet ta nxirrte prej dhomës pa u pikasur nga të tjerët. Më pas misioni vazhdoi me Eglën, e cila aktroi si e sëmurë dhe mblodhi të gjithë banorët rreth vetes. Teksa të gjithë qëndruan rreth saj, ishte Romeo ai i cili arriti ‘ta qetësojë’. 

E në këtë moment Heidi përfitoi nga rasti që të nxirrte arushin me valixhe pa u pikasur prej banorëve të tjerë. 

Por siç duket nuk do ja dalin lehtë pasi Juli sikur ka ‘nuhatur’ diçka dhe e ka pyetur Heidin: ‘Çfarë misioni keni?’, e ndërsa kjo e fundit nuk ka pohuar asgjë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.