Vllaznia vazhdon ecurinë e saj mbresëlënëse në kampionat. Sot, shkodranët kanë mposhtur minimalisht 0-1 Skënderbeun dhe numërojnë ndeshjen e 12 radhazi pa humbje në “Abissnet Superiore”. Kryefjala e këtij takimi ishte sistemi VAR, i cili rezultoi vendimtar në shifrat përfundimtare të ndeshjes. Skënderbeu gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58, por VAR-I i prishi shpejt festën.
Topi preku fillimisht në dorën e Ramosit, e më pas u ndal në rrjetë. Goli u bë i pavlefshëm dhe baraspesha mbeti në fuqi.
Ndërkohë në minutën e 70, teknologjia tha sërish fjalën e saj. Pas rishikimit të pamjeve në monitor, arbitri vendosi të jepte një 11 metërsh për shkak të prekjes së topit me dorë në zonë.
Korçarët tentuan disa herë që të gjenin rrugën e rrjetës, por kuqeblutë arritën të mbylleshin mirë në mbrojtje, me rezultatin që më pas ngeli i pandryshuar, me këta të fundit që gjithashtu ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Krymit në minutën e 94’.
SKËNDERBEU 0-1 VLLAZNIA
Balaj (P) 71′
71′ Gol VLLAZNIA 0-1/ Balaj nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
67′-70′ Kuqeblutë protestojnë për një prekje të topit me dorë nga ana e Ramos. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordoi 11-metërsh. (VIDEO)
SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gërço, Rabiu, Randi, Nikaj, Liço, Rashica, Juri. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Jukaj, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani

