E rëndë/ Gjendet e vdekur në banesë 71-vjeçarja, jetonte e vetme….

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë mbrëmjen e sotme në Fier. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë kontaktuar policinë pasi nuk po mund të kontaktonin me të moshuarën. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca që ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë në morgun e Spitalit Rajonal Fier.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20 në lagjen “Liri Gero”, Fier, është gjetur e pajetë, në banesën e saj, shtetasja S. J., 71 vjeçe. Nga kqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.