Shembet per here te dyte rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra pritej të inaugurohej në qershor të vitit të shkuar. Afatet e punimeve janë shkelur, ndersa rruga jo vetëm që nuk ka përfunduar por edhe ajo pjesë që sapo është ndërtuar ka pësuar shembje masive duke e bërë të pakalueshme. Ky aks rrugor së fundmi është shembur sërish për herë të dytë.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vëzhguar nga afër këtë aks rrugor.
Gjatë fjalës së tij Meta tha se kjo është një vepër e cila nuk ka lidhje me standardin e një rruge të sigurt dhe është me rrezik për shoferët, qytetarët dhe pasagjerët.
“Para 2 ditësh është shembur për herë të dytë rruga e re. Kjo është vepër që nuk ka lidhje me standardin e një rruge të sigurt, është një rrugë që mbart rreziqe për shoferët, qytetarët dhe pasagjerët. Të hetohet ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë. Janë qindra miliona euro që duhet të shkonin për qytetarët.
