Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së hënës, rreth orës 10:00, në Patrida Veria. Një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, banues në Naoussa, ka ecur në drejtim të kundërt dhe është përplasur me stacionin e autobusit. Në stacion ndodheshin dy gra (njëra prej tyre shqiptare), një 68-vjeçare dhe një 21-vjeçare e identifikuar si Elisa Doka, të cilat i ka tërhequr zvarrë.
Sipas mediave greke, 68 vjeçarja humbi jetën në vend, ndërsa e reja gjatë rrugës për në spital.
Dyshohet se drejtuesi i makinës ka humbur ndjenjat, ose e ka zënë gjumi.
Për fatin e keq të grave, autobusi që po prisnin ishte vetëm 50 metra larg dhe në pak sekonda mund të kishin hipur në të. Nga përplasja, trupi i 21 vjeccarës u hodh dhjetë metra larg. Shoferi 64-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia .

