Korçë/ Mjeti merr flakë teksa po furnizohej me karburant, brenda ishin babë e bir! Të dy pësojnë djegie trupore

Babë e bir kanë pësuar djegie pasi ndodheshin në makinë në momentin kur ka shpërthyer në flakë. Ngjarja është regjistruar sot rreth orës 12:55 minuta (8 qershor 2024) në aksin rrugor “Korcë – Devoll” në Belorta të Korçës. Sipas policisë makina ka qenë në karburant në momentin kur shoferi po e furnizonte automjetin, me karburant.

“Në brendësi të automjetit ndodhej pasagjer babai i tij,

shtetasi M. O., 72 vjeç, i cili së bashku me 35-vjeçarin, kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen për mjekim, në spital. Automjeti i tyre është larguar nga karburanti prej personave të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e  rrezikut të mëtejshëm”  informoi sot policia e Korçës.

Në spital jane D. O., 35 jeç, dhe 72 vjeçari te dy banues ne fshatin Rembec, Maliq te cilët kanë pesuar djegie trupore.

Grupi hetimor po punon per percaktimin e shkaqeve te renies se zjarrit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.