Drejtuesi i një automjeti Volkswagen, i cili u përfshi në një aksident rrugor në Korçë ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit, pas pësimit të një infarkti kardiak. Shtetasi që drejtonte makinën që më pas u aksidentua me një tjetër mjet ka pësuar infarkt teksa ishte në timon, duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke u përplasur me makinën tjetër.
Sipas informacioneve të fundit, drejtuesi i Volkswagen-it u transportua në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore, por për fat të keq, ai ka ndërruar jetë pas disa orësh në kujdes intensiv.




Pas aksidentit, zëvendës drejtori për sigurinë publike në DVP Korçë, drejtues Bedri Hasanaj, ka dhënë detaje të mëtejshme rreth aksidentit.
