SPAK i sekuestroi telefonin, aktori i njohur nuk kursen ironitë: Isha për një kafe me prokurorin, gabimisht mori celularin tim

Aktori Gazmend Paja është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Më herët Paja është shpallur investitor strategjik nga qeveria për një pronë të marrë në bregdet. Aktori i humorit është pyetur për rreth 60 minuta minuta në SPAK, ndërsa teksa doli nuk i kurseu ironitë.

Ai tha se kishte qene për “kafe” me prokurorin dhe ky i fundit i kishte marrë celularin “gabimisht”.

Aktori u shpreh: “Isha me prokurorin në kafe. Pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Mësohet se Paja është pyetur në SPAK pikërisht për pronat e përfituara në jug të vendit dhe procedurën që është ndjekur.

Dyshohet se Gazment Paja është paraqitur në SPAK edhe disa ditë më parë.

“Do ishte vetëvrasje nëse do të sakrifikoja” /Ernest Gjoka flet pas eliminimit nga kupa…

Dinamo ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në sfidën e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Pasi ishte mposhtur 0-2 në ndeshjen e parë, sot dinamovitët triumfuan 0-4, duke shkuar në gjysmëfinale. Pas kësaj sfide ka folur trajneri humbës, Ernest Gjoka.

“Po e them sinqerisht që nuk mundeshim dot të ishim në dy kompeticione. Nuk kishim skuadrën e plotë. Kështuqë do ishte një vetëvrasje nëse do të sakrifikoja sot skuadrën.

Akademia e Skënderbeut, U19, jo rastësisht është në vend të parë. Janë disa lojtarë shumë cilësorë. 2 apo 3 kanë qenë në fokusin e skuadrës së parë, sot ishte test për ta, që t’i kemi në plan për të ardhmen.

Vetë skuadra ishte në dijeni të sforcës dhe asaj që duhet bërë. Duke pasur titullarë me problematika fizike nuk mundesha dot të riskoja. Ishin dy skuadra të ndryshme, një kur ishin gati gjithë titullarët e ekipit U19 dhe 3-4 lojtarë të skuadrës së parë.

Unë falenderoj shumë djemtë e ekipit U19 pasi luajtën me dëshirë dhe sakrificë. Unë mendoj se do ta mbajnë mend gjatë një ndeshje me Skënderbeun. Kaq ishte mundësia e këtyre djemve”, është shprehur Gjoka.

Përmbysje e çmendur/ Dinamo “shpartallon” Skënderbeun në Korçë 0-4

Dinamo ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në sfidën e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Pasi ishte mposhtur 0-2 në ndeshjen e parë, sot dinamovitët triumfuan 0-4, duke shkuar në gjysmëfinale.

Koha e rregullt e kësaj sfide përfundoi 0-2 në favor të “djemve” të Ilir Dajës, me autogolin e Nasto dhe golin e shënuar nga Mandela. Kjo bëri që sfida të shkonte në shtesën e madhe 30 minutëshe.

Pikërisht në shtesë, Dinamo bëri atë që di të bëjë më mirë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Qardakun dhe Zabërgjën.

Kështu, dinamovitët bëhen gjysmëfinalistët e katërt, pas Partizanit, Vllaznisë dhe Egnatias.

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Skënderbeu”
Arbitër: Emanuela Rusta

FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Rroku, Markos Ramos, Ukici, Zenullari, Çuçka, Nasto, Janaqi, Akpama, Shefiti, Felipe, Frenklin. Trajner: Ernest Gjoka.
DINAMO: Teqja, Dita, Aliji, Meksi, Lorran, Goudiaby, Qefalija, Bregu, Zabërgja, Nani, Vila. Trajner: Ilir Daja.

SKËNDERBEU-DINAMO 0-4
30′ (ag) Nasto, 90’+5′ Mandela, 94′ Qardaku, 115′ Zabërgja

Bizneset në Santorini të shqetësuar për turizmin, ulen rezervimet për pushime

Yiannis Constantinou zotëron një hotel në ishullin grek të Santorinit. Ai po përgatitet të mirëpresë turistët në Mars, pavarësisht një seri tërmetesh në destinacionin e njohur turistik. “Rezervimet janë ndalur. Nuk kemi anulime serioze, janë ato që priten, njësoj si vitet e kaluara, por sigurisht që ritmi i prenotimeve është ulur. Të gjithë presin të shohin se çfarë po ndodh, si ne ashtu edhe ata që duan të vijnë këtu”.

Constantinou thotë se punonjësit janë larguar gjithashtu nga ishulli dhe është në kërkim të stafit të ri. Pronari i hotelit përpiqet të jetë optimist përpara një prej periudhave të pushimeve për turistët grekë, Pashkëve Ortodokse.

Ndër turistët e paktë që ndodhen në Santorini është 19-vjeçari Aoba Sato nga Tokio. Ai shprehet se nuk e dinte për tërmetet në momentin që bëri rezervimin në ishull.

Përshtypja e tij e parë, tha ai, ishte se rrugët ishin shumë të qeta dhe bosh, por ai nuk kishte frikë, duke argumentuar se tërmetet në Japoni janë një fenomen jo i panjohur.

Pasi ‘katandisi’ Universitetin pa Studente ne Korçe/ Niko peleshi me deputetin e Maliqit zotohen se po ndertojne nje godine ‘vapor'(Foto)

2-shja socialiste rikthehet fuqishem ne fushaten elektorale ,ku Niko Peleshi se bashku me deputetin e Maliqit , përmes një postimi në Facebook, jane zotuar se Universitetin do ta fusin ne shina duke ndertuar nje godine qe ka pamjen e nje vapori duke e çuar arsimin ne nivel te ri…ndersa do vijne edhe pedagoge nga diaspora…

Reagimi i plote nga Niko Peleshi:

Vazhdon me intensitet puna për ndërtimin e Polit të Dijes-një infrastrukuturë që do ta çojë Universitetin Fan S. Noli në një nivel të ri.
Programet e përbashkëta inovative me partnerë ndërkombëtarë, afrimi i pedagogëve nga diaspora, ngritja e qendrave të kërkimit shkencor në bashkëpunim me sipërmarrjen në fusha me interes për zhvillimin, tashmë janë në planin e ri të punës së Univeristetit tonë.
Shenjat e para të drejtimit të ri të Universitetit janë shumë pozitive.
E ardhmja e Universitetit është e ardhmja e Korçës.
📚🧑‍💻📖

Përplasen makinat në Pogradec – Qafë Thanë, plagoset një nga shoferët

Aksident në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra – tjetrën ndërsa njëri prej drejtuesve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Qafë Thanë/ U kap me 495 steka kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari…

Korçë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor “Smoking kills”, për goditjen e një rasti të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

U kap në flagrancë në aksin rrugor “Pogradec – Qafë Thanë”, duke transportuar me automjet, 495 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Greqia, arrestohet 48-vjeçari.

48-vjeçari, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe të kontrabandës.

Sekuestrohen stekat me cigare, automjeti dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Smoking kills”, për goditjen e një rasti në këtë fushë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Pogradec – Qafë Thanë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. H. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 495 steka me paketa me cigare, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Gjendet i pajetë shtetasi gjerman në Korçë, ishte i martuar me një shqiptare

Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e tij në një lagje periferike të qytetit të Korçës. Burime të siguruara thanë se shtetasi gjerman pas martesës me një korçare jetonte në qytetin juglindor të vendit.

Burime të siguruara thanë se ekspertët e policisë së Korçës janë në banesë dhe po bëjnë këqyrjen paraprake të trupit për të parë shkaqet e këtij shtetasi gjerman.

Deri tani policia nuk ka bërë asgjë të ditur lidhur me ngjarjen.

Shperthen bombola e gazit në banesen në Maliq, 3 persona përfundojnë në spital

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë  dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit.

E rëndë në Korçë/ Kaloi natën në rrugë, vdes në spital 60-vjeçari…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një 60-vjeçar i dehur është gjetur në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai e ka kaluar natën në rrugë, ndërsa është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Sakaq, policia është duke punuar për zbuluar rrethanat e ngjarjes së rëndë.

“Fati ishte me ne”/ Gjoka pasi mposhti Egnatian kryesuese: “Ndeshje perfekte, nuk bëmë asnjë gabim

Skënderbeu mposhti Egnatian me shifrat minimale 1-0 falë golit me penallti nga Ardit Nikaj. Pas përfundimit të sfidës, foli edhe trajneri i korçarëve, Ernest Gjoka. Mendoj që ishte fitore e merituar, futbollistët dhanë gjithçka, kjo është ajo që po kërkojmë, sigurisht nuk është e lehtë duke pasur parasysh renditjen.

Sot bëmë një ndeshje të mirë, perfekte dhe nuk di të kemi bërë ndonjë gabim. Detyrohesh ndonjëherë të gabosh dhe të jesh në presion për rezultatin, por të detyron kundërshtari. Por ne arritëm të menaxhonim shumë mirë edhe 10 minutat e fundit.

Nikaj kishte kohë të gjatë që nuk aktivizohej, sot bëri deri diku një lojë të mirë.

Juri menaxhon lojën, driblon, por duhet të jetë në interes të skuadrës. Duhet ti jepnim kohën Naserit, qëlloi që ishte sëmurë 2 javë, është një blerje e rëndësishme. Lojtarët janë por varet nga mundësitë, lojtarët duan kohën e vet pas rikthimit nga dëmtimet.

Që në ardhjen time, nuk mendoj që Skënderbeu duhet të ishte në këtë pozicion në tabelë, po bëj më shumë se sa duhet për të kaluar këtë ngërç, është e vështirë dhe shumë e vështirë se fitojnë edhe rivalët tanë për mbijetesën. Penalltia është penallti, por mesa duket spo na le rehat dhe fati. Por sot ishte dhe fati me ne”, tha ai për “RTSH Sport”.

Skënderbeu mposht Egnatian kryesuese duke ringjallur luftën për mbijetesë

Skënderbeu ka mundur sot Egnatian me shifrat 1-0 në Korçë, duke ringjallur edhe një herë shpresat për mbijetesën. Korçarët kanë dominuar plotësisht përballë rrogozhinasve, të cilët nuk u shfaqen thuajse asnjëherë rrezikshëm para portierit Alia në një paraqitje shumë larg atyre që kanë dhuruar në 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ku kanë shënuar vetëm fitore.

Korçarëve iu deshën dy penallti të akorduara falë VAR-it për të shënuar të dytën dhe për të siguruar tre pikët që i nevojiten për të ringjallur luftën për mbijetesë. Ndërsa Egnatia ka krijuar një avantazh të ndjeshëm që ia mundëson edhe këto luhatje pa humbur kreun e klasifikimit.

SKËNDERBEU-EGNATIA 1-0
60′ (p) Nikaj

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Dumfur, Doka, Shaqe, Sabo, Estrela, Juri, Nasr, Nikaj, Bismark.
Trajner: Ernest Gjoka

EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Votlai, Zejnullai, Leo Melo, Lushkja, Fernando, Bakajoko.
Trajner: Edlir Tetova

“Mashtrojnë, është një praktikë e zakonshme”- Këngetarja Korçare pranon që ka blerë klikime: Të gjithë e bëjnë

“E kam bërë, s’e kam bërë” është një nga lojërat më të famshme të programit “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani. Mbrëmja e episodit final të këtij sezoni vendosi para vështirësisë Anxhela Peristerin, Klajdi Harunin, Mihallaq Andrean dhe Viola Spiron.

Në pyetjen se kush prej tyre ka blerë klikime, vetëm Anxhela e mbajti tabelën e saj nga faqja e gjelbër duke thirrur: “Mashtrues! Duket kush thotë të vërtetën! Të gjithë e kanë bërë! Të gjithë!”

Klajdi garantoi se “Three Dots” nuk kanë asnjë klikim të blerë dhe tha se në kanal gjenden këngë me qindra mijëra shikime e deri te ato me miliona. Anxhela shpjegoi se tashmë kjo është një praktikë e zakonshme nga artistët dhe vjen në formën e reklamave të këngëve të tyre në video të ndryshme.

“Tani e bëjnë të gjithë artistët, sepse këto klikimet nuk po quhen më si të blera, nuk janë si dikur që blinin edhe vinin kështu si kompjuterike, tani quhen ‘ads’ dhe janë më tepër si një lloj reklame. Ti realisht paguan video të cilat iu shfaqen njerëzve të ndryshëm me këngën tënde. Nuk është se paguan lekë që janë njerëz të ndryshëm dhe i blen, janë video të cilat ti mund t’i paguash në Kosovë dhe në Shqipëri që janë më të shtrenjta dhe mund t’i paguash edhe më të lira që shfaqet në Afganistan”, u shpreh Anxhela.

“Kënga ime më e klikuar është “Habibi” me Capital T dhe Mandin së cilës nuk i kemi blerë klikime se është bërë hit në të gjithë Ballkanin. Ka 70 e ca milionë klikime”,– përfundoi ajo.

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës në rrugën provinciale 82 që lidh Acquaviva delle Fonti me Gioia del Colle. Tre makina janë përfshirë në aksident, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ku një prej tyre është një 19-vjeçar shqiptar.

Sipas raportimeve të para nga mediat vendase, dy nga makinat janë përplasur me pasoja shkatërruese, ndërsa viktimat janë drejtuesit e automjeteve.

I riu shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 44-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë pas mbërritjes në spital.

Shoferi i një makine të tretë, raporton Ansa, ka mbetur i padëmtuar. Grupi hetimor dhe karabinierët ndodhen në vendin e aksidentit tragjik dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes