Sipas informacioneve zyrtare, autoret janë shtetësja P. M., 19 vjeçe, dhe një 17-vjeçare, të dyja banuese në Korçë. P. M. ishte administratorja kryesore e profilit në Instagram, ndërsa 17-vjeçarja menaxhonte aplikacionin “Tellonym”, i cili ishte i lidhur me këtë faqe. Ato dyshohen për përhapjen e materialeve me përmbajtje bullizuese dhe pornografike ndaj të miturve dhe akuzohen për veprën penale “Pornografi me të mitur”.
Për shkak të peshës së madhe psikologjike, denigrimit të figurës së tyre, ka pasur edhe vajza që në pamundësi për të përballuar me ekspozimin e jetës private, kanë tentuar t’i japin fund jetës. Madje janë regjistruar jo një, por tre raste të tilla. Siç duket edhe nga materialet e siguruara nga Newsbomb, të miturat me mirëbesim dërgonin foto të zhveshura ose gjysmë të zhveshura, por fatkeqësisht këto materiale u përdorën në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Nuk dihen ende arsyet se pse dy vajzat autore degradonin deri në këtë pikë, por një gjë është e sigurt, Korçën e “kaploi” frika, pasiguria dhe terrori. Njëra prej tyre ka tentuar vetëvrasjen me thikë, një tjetër me ilaçe, ndërsa rasti i tretë është ndaluar në kohë nga familjarët.
Hetimet për këtë ngjarje nisën pas një denoncimi të bërë nga një oficere sigurie në një prej gjimnazeve të Korçës. Sektori Kundër Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ndërmori menjëherë veprime për të zbuluar administratorët e faqes, e cila për një kohë të gjatë ka qenë aktive, duke postuar në mënyrë të përsëritur përmbajtje të dëmshme për adoleshentët e qytetit.
Arrestohen 2 shtetase që bullizonin dhe shpërndanin foto dhe shkrime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjetin social Instagram.
Pas një hetimi të thelluar dhe intensiv, të kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u finalizua operacioni policor i koduar “CyberShield”.
Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi lidhur me hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës.
Falë bashkëpunimit të ngushtë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale me kompanitë ndërkombëtare Meta Inc. dhe Google Inc., u arrit të siguroheshin provat e nevojshme në kohë të shpejtë, duke mundësuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ky bashkëpunim ka luajtur një rol kyç në identifikimin e autorëve dhe në sigurimin e informacionit të nevojshëm për të realizuar arrestimet e bëra.
Nga hetimi intensiv, u identifikuan dhe ndaluan dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale:
* P. M, 19 vjeçe, banuese në Korçë, administratorja e profilit të krijuar në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin materiale me përmbajtje bullizuese dhe denigruese.
* 17-vjeçare, banuese në Korçë, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit.
Ky operacion ka qenë një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimeve kibernetike dhe njëkohësisht një mesazh i fortë për të gjithë ata që përpiqen të shkelin ligjin dhe të dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë në mjedisin online.
Strukturat kundër krimeve kibernetike në Policinë e Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar një mjedis të sigurt në internet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. 29-vjeçari, Kostika Ruko u paraqit në spitalin e Korçës i plagosur. Sipas informacioneve Ruko ka deklaruar se dy persona të maskuar me kapuç e kanë sulmuar pranë Liceut në lagjen nr.2. Ai ka marrë plagë në bark dhe krahë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, shtetasi K.R., 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Kjo është plagosja e tretë me thikë që ndodh në këtë qytet brenda katër ditëve. Më 4 shkurt, Ergyst Shtylla, 40 vjeç u plagos me thikë në qendër të qytetit dhe pas dërgimit me urgjencë në spital u fut në reanimacion. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Konstantin Ziu, 26 vjeç është paraqitur në spital me plagë në qafë. Autorët e të dyja këtyre plagosjeve ende nuk janë identifikuar.
Një 26-vjeçar nga Korça i identifikuar si Kostandin Ziu shkoi në spital pasi ishte plagosur në pjesën e pasme të qafës me thikë ndërkohë që bluzat e bardha sinjalizuan edhe policinë. Pasi iu dha ndihma e parë mjekësore, i riu u transportua drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore .
Mësohet nga grupi hetimor se konflikti mund të ketë nisur mes të plagosurit dhe autorit me inicialet J.R në prani edhe të një vajze. Policia dyshon se autori është larguar nga vendngjarja së bashku me vajzën me një mjet tjetër ndërkohë që në vendngjarje kanë lënë një mjet me qira që është përdorur nga autori më parë.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit që nga momenti i identifikimit ndërsa për ngjarjen janë pyetur dhjetëra persona që mund të kenë qenë dëshmitarë në momentin e plagosjes.
Sa i përket të plagosurit, sipas bluzave të bardha në spitalin e Tiranës, 26 vjeçari ka rënë në koma.
Kostandin Ziu ka dy javë që ka dalë nga burgu i Peqinit aty ku kryente dënimin për veprën penale të “dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Lidhur me motivin e ngjarjes aktualisht nuk është përcaktuar shkaku ndërsa policia po heton në disa pista duke filluar nga një motiv banal e deri tek një konflikt i mundshëm që mund të ketë nisur në burg.
Pritet që në vijim të qartësohen rrethanat e ngjarjes.
Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron. Emërtimi i liqenit u bë nga fondacioni që financoi ekspeditën dhe që e zbuloi. Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë.
Në rajonin e Vromonerit, (zona e llixhave të Sarandaporit në Leskovik) në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje.
Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.
Në fund të asaj humnerë u zbulua liqeni, të cilin ekipi zbulues e konfirmoi si liqenin termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot. Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Në një krahasim për ata që kanë vizituar Çekinë, madhësia e hapësirës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.
Harta e sistemit të shpellës dhe zbulimi i liqenit kërkonte pajisje teknike, të cilat u mundësuan nga Fondacioni Neuron. Organizata çeke e financimit shkencor i dha ekspeditës gati një milion kurora (ose mbi 39 mijë euro), të dhuruara nga donatorë privatë dhe tani liqeni nëntokësor shqiptar ka marrë emrin Neuron, për nder të fondacionit.
Richard Bouda, një fotograf dhe speleolog, ka përshkruar se si u bë zbulimi i këtij liqeni që në të ardhmen pritet të tërheqë edhe shumë turistë.
“Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë duke përdorur pajisjet që kishim. Ne e dinim që atëherë se kishim zbuluar diçka vërtet të veçantë.
Falë Fondacionit Neuron, kemi blerë një skaner-celular LIDAR, i cili na lejonte të matim të gjithë shpellën dhe të gjithë zonën e liqenit. Ne do të bashkëpunojmë edhe me hidrologët të cilët do të matin pjesën nënujore të atij liqeni duke përdorur sonar (një sistem për zbulimin e objekteve nën ujë duke emetuar impulse zanore dhe duke zbuluar ose matur kthimin e tyre pas reflektimit)”, – tha Bouda.
Teknologjia më e fundit është përdorur nga ekipi i shkencëtarëve çek; GeoSlam, një lloj teknologjie skanimi 3D, që ka krijuar modele të sakta të shpellës. Procesi me të cilin është bërë shpella që përmban liqenin është gjithashtu e pazakontë. Uji mineral i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin, oksidohet dhe prodhon acid sulfurik që e kthen vazhdimisht shkëmbin gëlqeror në gips të butë.
Puna e ekipit çek në Shqipëri do të kontribuojë në kuptimin e këtij lloji të rrallë të formimit të shpellave dhe më shumë punë dhe zbulime janë për tu bërë atje, sipas Boudas. Ky i fundit tha gjithashtu se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës ku u zbulua liqeni.
“Falë shkencëtarëve me të cilët punojmë, ne e dimë se burimet përreth ushqehen me ujë nga liqeni. Ne besojmë se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës dhe në një kuptim më të mirë të hidrologjisë së saj, sepse deri më sot askush nuk e di se si janë të lidhura saktësisht këto ujëra nëntokësore me sipërfaqen”, – ka thënë ai.
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” iu përgjigj një qytetari, i cili e pyeti: “A ke ndërmend ta lësh pushtetin, pasi ja ke kaluar dhe Enverit?” Rama i thotë se ai e shikon detyrën si punë e jo si pushtet, dhe se nuk kishte ndërmend ta linte këtë punë, përderisa, sipas tij, ia kishin dhënë për ta bërë.
“Ti thua, a ke ndërmend të lësh pushtetin, por për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe: a ke ndërmend të lësh punën? Këtë punë, jo, nuk kam ndërmend ta lë për momentin, për sa kohë ata që ma kanë dhënë do të kërkojnë që ta vazhdoj.
Nëse do të më thonë ‘faleminderit, deri këtu ishim’, atëherë do ta lë këtë punë. Sepse kemi një kuptim pak të ndryshëm: pushteti dhe puna janë dy gjëra që tingëllojnë ndryshe.
Pushteti më duhet për të bërë këtë punë, nuk e bëj këtë punë për pushtet, që të jemi të qartë”, tha Rama.
Keqpërdorimi i rrjeteve sociale nga të rinjtë shpesh ka sjellë edhe fatalitete për jetën e njeriut, ndërsa shantazhet dhe bullizimi tashmë janë kthyer në gracka, kryesisht për adoleshentët, të cilët vihen nën presion nga persona të panjohur, ku këta të fundit i kërcënojnë se do t’ju publikojnë foto intime.
Prej kohësh në Korçë, një faqe e tillë po përpiqet të denigrojë imazhin e minorenëve dhe të rinjve të qytetit, duke i shantazhuar përmes publikimit të fotove dhe videove.
Viktima të këtyre presioneve shpesh herë bëhen vajzat. Disa prej tyre që janë prekur nga kjo mënyrë shantazhi kanë menduar edhe të vetëvriten, ndërsa tregojnë historinë e tyre duke ruajtur anonimatin.
“Kjo faqe është hapur për shumë persona duke i bullizuar, shtantazhuar, me fjalë të ndryshme. Dua të ankohem sepse jam prekur e unë, dua të gjendet personi sepse nuk është rasti i parë që bëhet në Korçë dhe nxjerrin foto të vajzave, që kryejnë marrëdhënie seksuale, merren me djem të ndryshëm, këto thonë.
Kam bërë denoncim në polici dhe janë në kërkim të një personi por nuk është gjetur. Jam kërcënuar, dërgo foto, do të të vij në shtëpi do të të hedh foto, të të tallin”, tregon një vajzë.
“Është një faqe qe ka hedhur gjithë vajzat e qytetit të Korçës të cilat i ulin, nxjerrin gjëra banale, këtu foto dhe familjen e tyre. Jemi mërzitur sepse shumë vajza kanë tentuar vetëvrasje. Ndihemi të kërcënuara e mërzitura se nuk i kemi bërë vërtet ato, kur dalim me rrugë nuk duan të na i bëjnë me gisht”, shprehet një tjetër.
Kjo faqe është denigruese dhe shpif. Shkruan, poston foto nudo, imazhe të personave të ndryshëm. Përmend emra mbiemri, me ke rrinë, madje ka nga ato që postojnë familjarët. Është shqetësuese kemi një familje, prindër, kushërinj, nuk ndihemi mirë e të kërcënuara. Aty çfarë nuk hedhin. I dëmton shumë, njoh vajza që kanë dëmtuar veten e tyre duke prerë damarët”, thotë një vajzë.
Nga Policia e Korçës u shprehën se ky shqetësim është deleguar si krim kibernetik në drejtori të përgjithshme dhe priten hapa konkretë për gjetjen e autorit dhe vënien e tij parë përgjegjësisë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi
Një aksident ka ndodhur në rrugën e re të Ersekës, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga nga rruga duke u përplasur me barrierën anësore. Ka qene zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit dhe pasagjerit, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.
Gjendet i pajetë pranë banesës një burrë në Korçë. Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 4 të qytetit. Sipas informacioneve, viktima u gjet nga kalimtarë në rrugë, afër banesës së tij.
Nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa u dërgua në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko ligjore.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me rastin.
Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë një video rrjetet sociale, ku sjell një detaj të pazakontë mbi origjinën e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sipas Fevziut, një deklaratë e vitit 2019 e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë shkruante se Janullatos ishte djali i Jerasimos Janullatos dhe Roksani Malltëzit, një mbiemër tepër i njohur në Shqipëri.
Duke u bazuar në kërkime të mëtejshme dhe në biseda me një historian që i përket kësaj familjeje, Fevziu thekson se kjo lidhje mbetet e paqartë.
Por sipas të dhënave historike, familja Malltezi besohet të ketë qenë një familje detarësh që ka ardhur në Shqipëri nga Tivari ose Kotori rreth 200 vjet më parë.
“Gjëja që më bëri përshtypje se sipas Kishës Autoqefale Shqiptare, është se Janullatus ka një prejardhje me nënë shqiptare.
Nëse i referohesh deklaratës së vitit 2019 të Kishës Autoqefale Shqiptare, ai është djali i Jerasimos Janullatus dhe Roksani Malltezi, nga familja e njohur Malltezi.
Edhe se Janullatos nuk e ka thënë asnjëherë publikisht. Fillova të bëj një kërkim pak më të thelluar duke folur me një historian që i përket familjes Malltezi dhe deri më tani është krejtësisht e paqartë.
Askush nga familja Malltezi nuk e ka ditur në Shqipëri këtë lidhje, por një gjë është e vërtetë, që familja Malltezi pretendohet të jetë një familje detarësh që ka ardhur nga zona e Malit të Zi, nga Tivari oser Kotori, thuajse 200 vjet më parë.
Kanë qenë tre vëllëzër, njëri ka ardhur në Shëipëri, një tjetër ka shkuar në Greqi, ndërsa fati i të tretit nuk dihet. Kështu që mesa duket Janullatus vjen nga kjo familje“, thotë Fevziu.