E papritur/ Djali i Buffon refuzon Italinë, zgjedh kombëtaren e Çekisë

Babai i tij është një legjendë e gjallë e Italisë dhe futbollit botëror, por djali i portierit Gianluigi Buffon duket se nuk do të veshë kurrë fanellën e axurëve. Mbiemrin Buffon do të vazhdojmë ta shohim në fushën e blertë edhe në vitet në vijim, por në rang kombëtaresh, Louis Thomas Buffon do të përfaqësojë Çekinë, andej prej nga vjen nëna e tij.

Edhe pse vetëm 17 vjeç, ende i ri në rrugëtimin e tij drejt futbollit profesionist, Louis është ftuar nga Kombëtarja e Çekisë për t’i përfaqësuar ngjyrat e tyre.

Louis Buffon ka nënshtetësi çeke sepse nëna e tij është çeke. Pra ish-bashkëshortja e Gigi-t, Alena Seredova është çeke.

Portieri legjendar aktualisht është i martuar me Ilaria D’Amico, një prezantuese televizive italiane, por me Alenën kanë dy djem nga martesa e tyre.

Louis në nivel klubi luan për Pisa-n dhe është aktivizuar rregullisht me ekipin e të rinjve, në një kompeticion ku garojnë mosha dy vjet më të mëdha se e tija.

Këtë sezon, Louis Buffon ka bërë 18 paraqitje për Pisa Primavera, duke shënuar katër gola.

Mediat çeke raportojnë se Louis e ka pranuar ftesën e kombëtares së tyre dhe do të paraqitet në grumbullimin për turneun e marsit në Portugali, ku çekët do të përballen me Anglinë, Francën dhe skuadrën pritëse.

Pranvera sjell rritjen e çmimit të kafes në Shqipëri, 10 deri 30 lekë me shtrenjtë

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024.

Në janarin e vitit të kaluar u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram.

Krahasimi i çmimeve të importit tregon se një kilogram kafe në janar 2025 kushtoi 30% më shumë se në janarin 2024.

Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, pohoi se baret në vendin tonë janë vënë në vështirësi që vitin e kaluar për shkak se çmimi i kafesë dhe kakaos dy produktet bazë që shiten më shumë është rritur ndjeshëm vitin e fundit. Jahaj tha se në muajt e ardhshëm mars- prill pritet të ketë një reflektim në rritjen e çmimeve me pakicë për një filxhan kafe 10-30 lekë.

Për shkak të konkurrencës së lartë të bar-kafeve nuk është reflektuar e gjithë rritja e çmimeve të importit tek filxhani i pakicës. Mirëpo rritja e përgjithshme e kostove (pagat, etj) bashkë me rritjen e çmimeve të importit nuk mund të mbajë më çmimin e kafesë në nivelin aktual në një mesatare 70-150 lekë sipas zonave.

Kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson stil jetese të shqiptarëve, dita e të cilave nuk konceptohet pa kaluar disa kohë në baret për ta shijuar atë. Konsumi i kafesë sidomos në ambientet jashtë shtëpisë është arsye pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të barëve dhe restoranteve në Europë.

Analistët në tregjet ndërkombëtare po lajmërojnë se ndryshimet e klimës janë duke ndikuar negativisht çmimet e mallrave bujqësore dhe sidomos kafesë dy vitet e fundit.

Tendenca drejt ngjarjeve më ekstreme të motit do të vazhdojë të godasë rendimentet e prodhimit dhe të krijojë rritje të çmimeve, thotë një raport i “Inverto”, një kompani ndërkombëtare europiane e specializuar në menaxhimin e zinxhirëve të furnizimit.

Ngjarjet ekstreme të motit pritet të çojnë në çmime të paqëndrueshme të ushqimeve gjatë gjithë vitit 2025, pasi çmimet e kakaos dhe kafesë janë më shumë se dyfishuar gjatë vitit të kaluar.

Viti 2024 si vitin më të nxehtë të regjistruar, një tendencë drejt temperaturave më të larta që duket se do të vazhdojë edhe në vitin 2025. “Inverto” parashikon se një prirje afatgjatë drejt ngjarjeve më ekstreme të motit do të vazhdojë të godasë rendimentet e prodhimit, e për rrjedhoje edhe rritje të çmimeve.

Rritjet më të larta të çmimeve vitin e fundit ishin për kakaon dhe kafenë, përkatësisht 163% dhe 103%, për shkak të një kombinimi të reshjeve më të larta se mesatarja dhe temperaturave ekstreme në rajonet prodhuese, sipas hulumtimit./Monitor

‘Kush të jep votën ty është armik dhe spiun’ /Rama i pergjigjet komenteve: “Po të ishin të gjithë si unë, Shqipëria do kishte shpëtuar

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjetet e tij sociale në rubrikën “Sy m’sy. “Kush të jep votën ty është armik dhe spiun”-ishte komenti i një personi i cili i drejtohej kryeministrit Rama se përse nuk po shpërndahet bonusi në muajin shkurt.

Në përgjigje të tij, Rama tha se bonusi do të jepet në pranverë, ashtu siç është parashikuar.

“Për tu lidhur me pyetjet tuaja kam këtu këtu Ardjan Hasanpapaj . Nuk e kam thënë që bonusi jepet në shkurt por e kam thënë do jepet në vere. Pranvera nuk vjen në shkurt, bonusi do të jepet në pranverë është i depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera pyet se ta thonë dhe nuk kuptoj ku lidhet bonusi me armikun spiunin dhe tradhtarin. Po të ishin këta si unë shqiptarët do kishin shpëtuar nga tradhtia spiuni dhe armiqësia”-u shpreh Rama.

Korçë /Tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin ,procedohen 5 persona…

DVKM Korçë/ U kapën në flagrancë në tentativë për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 5 shtetas. 3 prej tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë Kufitare, për ndalim.

Sherbimet e Drejtorise Vendore Per Kufirin dhe Migracionin Korce, si rezultat i kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt, kanë goditur 5 raste të tentativës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.
Për këto raste, nisi procedimi penal për shtetasit:

M. L., 31 vjeç, T. Ç., 38 vjeç, dhe Y. Xh., 37 vjeç, banues në Devoll, pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Ponçarë, në tentativë për të kauar ilegalisht kufirin. Në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ata nuk iu janë bindur udhrave të tyre për të ndaluar;

O. N., 34 vjeçe, banuese në Devoll dhe P. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Tresenik, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Skënderbeu konfirmoi largimin, Rashica prezantohet në Ukrainë…

Ermir Rashica është larguar përfundimisht nga Skënderbeu dhe Kategoria Superiore, për të vazhduar karrierën e tij në ekipin e FC Metalist 1925 në Ukrainë. Tashmë transferimin e djaloshit të Shpresave të Shqipërisë e ka bërë të ditur dhe vetë ekipi ukrainas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Futbollisti i ri me i mire ne Shqiperi, Ermir Rashica – lojtar i FC Metalist 1925”, shkruan ekipi i tij më i ri.

Rashica do të mbajë numrin 19 në fanellën e klubit të tij rë ri. Kontrata që do të mbajë të lidhur sulmuesin shqiptar me FC Metalist është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Reagon Veliaj: “Unë dhe familja ime s’kemi asnjë lidhje me korrupsionin. Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla

Nga Erion Veliaj 

Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.

Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.
Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve.

U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze.

Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësi

Reagon Veliaj i prekur: “Unë dhe familja ime s’kemi asnjë lidhje me korrupsionin. Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla

Nga Erion Veliaj 

Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.

Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.
Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve.

U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze.

Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësi

Arrestimi i Veliajt, Rama nervos me problemet teknike në video-live dhe përplas tavolinën: F*ck y***

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka folkur në Në rubrikën “Sy m’sy” ku tha se Shqipëria ka vite që lufton korrupsionin. Në Shqipëri ka disa vite një luftë kundër korrupsionit, ga ana e qeverisë me reformat e veta modernizuese, transformimin e shërbimeve, nga ato të korruptuara në shërbime të modernizuara.’

Duke folur për konsulentin e fushatës së Trump, Rama u acarua me problemet teknike dhe mbylli video-live i acaruar duke përplasur tavolinën.

I acaruar për shkak se transmetimi kishte ndërprerje Rama reagoi duke përplasur tavolinë dhe sharë në anglishte me fjalët ‘Fuck you’.

Kryeministri Edi Rama pritet të reagojë lidhur me arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj 

Rama nuk ka reaguar dje ndërsa duke prezantuar rubrikën lajmëroi se do të flasë ‘lidhur me dje, sot e nesër”

Bëhu si burrë, jep dorëheqjen se gjysmën e qeverisë e ke në burg”/ Rama i përgjigjet komentuesit: “Nga 60 ministra, vetëm 6 kanë probleme me drejtësinë

Për çfarë arsye ta jap dorëheqjen? Çështjen do ta diskutojmë me shumë maturi. Kjo është e domosdoshme. Thotë që e ke gjysmën e qeverisë në burg. Gjysmën apo të gjithën është një çështje që në të gjitha rastet ka një zanafillë. Nëse i referohemi fakteve, nuk ka pasur asnjë anëtar qeverie më parë që të jetë hetuar nga një drejtësi e pavarur.

Si ndodhi kjo, ra nga qielli?

Dumani e ka pasur 21 Janarin edhe më parë në tavolinë kur ka qenë në një prokurori të zakonshme. Sot drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që kam privilegjin të udhëheq. Ne jemi në pushtet prej 12 vjetësh, cila gjysmë e qeverisë?

Këtu llogarisni dikë që ka qenë në qeverinë e parë? Më tregoni një anëtar të kabinetit qeveritar që nuk ka qenë i larguar dhe nuk është trajtuar më pas nga drejtësia.

Kam pasur 60 ministra, nuk bëhen as 6 që kanë probleme me drejtësinë. Do ishte më mirë të mos ishte asnjëri. Arsyeja pse nuk fitoni është se nuk dini të ndani atë që është e Çezarit me atë që është e Zotit”, tha kryeministri Rama.

Gjykata e Korçës liron dy vajzat e profilit fallco që bullizonte të rinjtë

Gjykata liroi dy vajzat të cilat u arrestuan 3 ditë më parë nga policia e Korçës, me akuzën e pornografisë me të mitur, pasi ato dyshohet se përmes një faqe në rrjetin social Instagram, kanë publikuar mesazhe me përmbajtje shantazhuese dhe video e foto me përmbajtje pornografike.

Prokuroria kërkoi për të dyja vajzat të liheshin në masën e arrestit në shtëpi, deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që Gjykata ka caktuar masa më të buta se ato që kërkoi akuza për Persea Malaveci, dhe E.P.

Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitjeje’ për 19-vjeçaren Malaveci, dhe mbikëqyrje nga prindërit për të miturën 17-vjeçare, me inicialet E.P.

Seanca ka zgjatur gati 2 orë e 30 minuta. Në seancë dy avokatët kanë kërkuar masë më të butë sigurie se ajo që kërkoi Prokuroria, që iu pranua dhe nga Gjykata, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë për të provuar përgjegjësinë e vajzave dhe të të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë krim.

Njoftimi i Gjykatës:

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 09.02.2025 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetases P.M dhe E.P, ku gjykata në përfundim vendosi:

1- Vleftësimin si të pa ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetases P.M, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “pornografia”, parashikuar nga neni 117/2 dhe 25 i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të pa ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Vendosja e të miturës në mbikëqyrje” ndaj shtetases E.P, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “pornografia”, parashikuar nga neni 117/2 dhe 25 i Kodit Penal”.

Në Selanik këndohet shqip/ Kori “Lira” i Korçës mbush teatrin, grekë e shqiptarë bëhen bashkë

Për herë të parë në Selanik janë dëgjuar në një prej teatrove të qytetit këngët e bukura lirike , këngët patriotike, ato të dashurisë , këngët për vendlindjen dhe këngët popullore shqiptare të korit karakteristik Lira. Dhjetëra emigrantë kryesisht nga qyteti i Korçës, por edhe nga krahina të tjera të Shqipërisë, miq e dashamirës grekë

kanë mbushur sallën e tetarit Aneton duke kënduar bashkë me pjesëtarët e korit 100 vjeçar , krenaria e Korçës dhe e Shqipërisë.

Ishte një përgjigje e ftesës së korit grek Armonia të Selanikut pas koncertit të tij në Korçë dhe bashkëpunimi mes dy bashkive të dy qyteteve bëri të mundur këtë koncert kaq të bukur.

Të pranishëm kanë qenë edhe konsullja e përgjithshme e Shqipërisë Erida Dobrushi dhe deputetë të rrethit të Korçës. Për më shumë se 1 orë , 33 instrumentistë, koristë dhe solistë të korit Lira kanë kënduar këngët shqiptare të njohur nga të gjithë.

Por në repertor kishte edhe pjesë nga këngët dhe muzika e mrekullueshme e kompozitorit të shquar grek Mikis Theodhorakis që kanë marrë edhe duartrokitjet e publikut

“Videot int*me na vinin nga njerëz anonimë…”Flasin vajzat Korçare që hapen faqen denigruese…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i dy vajzave që krijuan faqen anonime në Korçë, e cila shpërndante mesazhe denigruese, përfshirë dhe foto e video nudo të të rinjve në qytet.

Për afro 5 ditë, kjo faqe e administruar nga dy vajza 17 dhe 19 vjeçare ka “terrorizuar” minorenet, kryesisht të moshës 14-16 vjeç.

Përpara oficerëve të policisë gjyqësore, të dyja vajzat kanë pranuar se kanë krijuar këtë faqe ne rrjetet sociale e gjithashtu kanë pranuar se mesazhet vinin në këtë faqe nga persona anonimë.

Policia ka ngritur akuzën e “pornografise me të mitur”, akuzë që shkon deri në 7 vite heqje lirie.
Të dyja vajzat pritet të dalin para togave të zeza për të mësuar dhe masën e sigurisë ndaj tyre.

Detektivja: “Gratë e pasura tradhtojnë me djem të rinj e të palestruar! Më ka tradhëtuar dhe mua partneri

Në emisionin “Live from Tirana” me Ronaldo Sharka ishte e ftuar në studio detektivja private Shkënda Lili. Ajo ka folur më shumë mbi tradhtinë, kush dhe si tradhton sot… Familjet që janë të pasura dhe që bëjnë një jetë fasadë, që hiqen sikur janë familjarë por nuk janë kështu. Secili bën atë jetën private të vetë.

Duke qenë se gruaja mund ta ketë kapur shumë herë bashkëshoerin duke tradhtuar, do dhe ai që të bëjë të njëjtën gjë dhe të ketë dhe fakte.

Dhe këto gratë nga mosha 40 vjeç e lart, kanë rezultuar gjithnjë me djem më të rinj se vetja. Mjaftojnë që ata të jenë të palestruar dhe i marrin dhe ikin bashkë jashtë shtetit…

Një dedektive private që zbulon tradhtitë e të tjerëve, është tradhtuar ndonjëherë vetë?

Po, pafund.

E ke më të vështirë të zbulosh tradhtitë e klientëve të tu, apo tradhtitë që të bëjnë?

Më e vështira është tek pjesa ime, kuptohet. Ia kam arritur të zbuloj çdo gjë që kam dashur të di në lidhje me personin që kam pasur përkrah. Nuk kam turp fare që ta them, jam tradhtuar më shumë se një herë, dy herë, tre herë…

Ndaj tani kam vendosur që të jem vetëm dhe më pëlqen vetmia, sepse nuk kam besim më. Ose të bëj një pakt me veten, siç bëjnë shumica…

Merr kthese tjeter ngjarja në Korçë/ 29-vjeçari u vetëplagos me thikë pas sherrit me gruan dhe vjehrin

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale K.R., është vetëplagosur me thikë, pas një sherri me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij. Mësohet se i riu ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer aktin dhe se ndaj tij ka nisur procedimi penal.

I lënduari ndodhet në spital ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa theksohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak  të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi R. K., 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se:

Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar  me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.