‘Ia kalove dhe Enverit kur ke ndërmend ta lësh pushtetin ?” – Rama: Nuk iki, se kam ende punë për të bërë. S’mund t’i lë në mes

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” iu përgjigj një qytetari, i cili e pyeti: “A ke ndërmend ta lësh pushtetin, pasi ja ke kaluar dhe Enverit?” Rama i thotë se ai e shikon detyrën si punë e jo si pushtet, dhe se nuk kishte ndërmend ta linte këtë punë, përderisa, sipas tij, ia kishin dhënë për ta bërë.

“Ti thua, a ke ndërmend të lësh pushtetin, por për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe: a ke ndërmend të lësh punën? Këtë punë, jo, nuk kam ndërmend ta lë për momentin, për sa kohë ata që ma kanë dhënë do të kërkojnë që ta vazhdoj.

Nëse do të më thonë ‘faleminderit, deri këtu ishim’, atëherë do ta lë këtë punë. Sepse kemi një kuptim pak të ndryshëm: pushteti dhe puna janë dy gjëra që tingëllojnë ndryshe.

Pushteti më duhet për të bërë këtë punë, nuk e bëj këtë punë për pushtet, që të jemi të qartë”, tha Rama.

Korçë/ Shantazh me foto e video intime, policia ve nën hetim faqen problematike…

Keqpërdorimi i rrjeteve sociale nga të rinjtë shpesh ka sjellë edhe fatalitete për jetën e njeriut, ndërsa shantazhet dhe bullizimi tashmë janë kthyer në gracka, kryesisht për adoleshentët, të cilët vihen nën presion nga persona të panjohur, ku këta të fundit i kërcënojnë se do t’ju publikojnë foto intime.

Prej kohësh në Korçë, një faqe e tillë po përpiqet të denigrojë imazhin e minorenëve dhe të rinjve të qytetit, duke i shantazhuar përmes publikimit të fotove dhe videove.

Viktima të këtyre presioneve shpesh herë bëhen vajzat. Disa prej tyre që janë prekur nga kjo mënyrë shantazhi kanë menduar edhe të vetëvriten, ndërsa tregojnë historinë e tyre duke ruajtur anonimatin.

“Kjo faqe është hapur për shumë persona duke i bullizuar, shtantazhuar, me fjalë të ndryshme. Dua të ankohem sepse jam prekur e unë, dua të gjendet personi sepse nuk është rasti i parë që bëhet në Korçë dhe nxjerrin foto të vajzave, që kryejnë marrëdhënie seksuale, merren me djem të ndryshëm, këto thonë.

Kam bërë denoncim në polici dhe janë në kërkim të një personi por nuk është gjetur. Jam kërcënuar, dërgo foto, do të të vij në shtëpi do të të hedh foto, të të tallin”, tregon një vajzë.

“Është një faqe qe ka hedhur gjithë vajzat e qytetit të Korçës të cilat i ulin, nxjerrin gjëra banale, këtu foto dhe familjen e tyre. Jemi mërzitur sepse shumë vajza kanë tentuar vetëvrasje. Ndihemi të kërcënuara e mërzitura se nuk i kemi bërë vërtet ato, kur dalim me rrugë nuk duan të na i bëjnë me gisht”, shprehet një tjetër.

Kjo faqe është denigruese dhe shpif. Shkruan, poston foto nudo, imazhe të personave të ndryshëm. Përmend emra mbiemri, me ke rrinë, madje ka nga ato që postojnë familjarët. Është shqetësuese kemi një familje, prindër, kushërinj, nuk ndihemi mirë e të kërcënuara. Aty çfarë nuk hedhin. I dëmton shumë, njoh vajza që kanë dëmtuar veten e tyre duke prerë damarët”, thotë një vajzë.

Nga Policia e Korçës u shprehën se ky shqetësim është deleguar si krim kibernetik në drejtori të përgjithshme dhe priten hapa konkretë për gjetjen e autorit dhe vënien e tij parë përgjegjësisë.