Gjykata e Korçës liron dy vajzat e profilit fallco që bullizonte të rinjtë

Gjykata liroi dy vajzat të cilat u arrestuan 3 ditë më parë nga policia e Korçës, me akuzën e pornografisë me të mitur, pasi ato dyshohet se përmes një faqe në rrjetin social Instagram, kanë publikuar mesazhe me përmbajtje shantazhuese dhe video e foto me përmbajtje pornografike.

Prokuroria kërkoi për të dyja vajzat të liheshin në masën e arrestit në shtëpi, deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që Gjykata ka caktuar masa më të buta se ato që kërkoi akuza për Persea Malaveci, dhe E.P.

Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitjeje’ për 19-vjeçaren Malaveci, dhe mbikëqyrje nga prindërit për të miturën 17-vjeçare, me inicialet E.P.

Seanca ka zgjatur gati 2 orë e 30 minuta. Në seancë dy avokatët kanë kërkuar masë më të butë sigurie se ajo që kërkoi Prokuroria, që iu pranua dhe nga Gjykata, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë për të provuar përgjegjësinë e vajzave dhe të të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë krim.

Njoftimi i Gjykatës:

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 09.02.2025 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetases P.M dhe E.P, ku gjykata në përfundim vendosi:

1- Vleftësimin si të pa ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetases P.M, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “pornografia”, parashikuar nga neni 117/2 dhe 25 i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të pa ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Vendosja e të miturës në mbikëqyrje” ndaj shtetases E.P, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “pornografia”, parashikuar nga neni 117/2 dhe 25 i Kodit Penal”.

Në Selanik këndohet shqip/ Kori “Lira” i Korçës mbush teatrin, grekë e shqiptarë bëhen bashkë

Për herë të parë në Selanik janë dëgjuar në një prej teatrove të qytetit këngët e bukura lirike , këngët patriotike, ato të dashurisë , këngët për vendlindjen dhe këngët popullore shqiptare të korit karakteristik Lira. Dhjetëra emigrantë kryesisht nga qyteti i Korçës, por edhe nga krahina të tjera të Shqipërisë, miq e dashamirës grekë

kanë mbushur sallën e tetarit Aneton duke kënduar bashkë me pjesëtarët e korit 100 vjeçar , krenaria e Korçës dhe e Shqipërisë.

Ishte një përgjigje e ftesës së korit grek Armonia të Selanikut pas koncertit të tij në Korçë dhe bashkëpunimi mes dy bashkive të dy qyteteve bëri të mundur këtë koncert kaq të bukur.

Të pranishëm kanë qenë edhe konsullja e përgjithshme e Shqipërisë Erida Dobrushi dhe deputetë të rrethit të Korçës. Për më shumë se 1 orë , 33 instrumentistë, koristë dhe solistë të korit Lira kanë kënduar këngët shqiptare të njohur nga të gjithë.

Por në repertor kishte edhe pjesë nga këngët dhe muzika e mrekullueshme e kompozitorit të shquar grek Mikis Theodhorakis që kanë marrë edhe duartrokitjet e publikut