‘Kush të jep votën ty është armik dhe spiun’ /Rama i pergjigjet komenteve: “Po të ishin të gjithë si unë, Shqipëria do kishte shpëtuar

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjetet e tij sociale në rubrikën “Sy m’sy. “Kush të jep votën ty është armik dhe spiun”-ishte komenti i një personi i cili i drejtohej kryeministrit Rama se përse nuk po shpërndahet bonusi në muajin shkurt.

Në përgjigje të tij, Rama tha se bonusi do të jepet në pranverë, ashtu siç është parashikuar.

“Për tu lidhur me pyetjet tuaja kam këtu këtu Ardjan Hasanpapaj . Nuk e kam thënë që bonusi jepet në shkurt por e kam thënë do jepet në vere. Pranvera nuk vjen në shkurt, bonusi do të jepet në pranverë është i depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera pyet se ta thonë dhe nuk kuptoj ku lidhet bonusi me armikun spiunin dhe tradhtarin. Po të ishin këta si unë shqiptarët do kishin shpëtuar nga tradhtia spiuni dhe armiqësia”-u shpreh Rama.

Korçë /Tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin ,procedohen 5 persona…

DVKM Korçë/ U kapën në flagrancë në tentativë për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 5 shtetas. 3 prej tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë Kufitare, për ndalim.

Sherbimet e Drejtorise Vendore Per Kufirin dhe Migracionin Korce, si rezultat i kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt, kanë goditur 5 raste të tentativës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.
Për këto raste, nisi procedimi penal për shtetasit:

M. L., 31 vjeç, T. Ç., 38 vjeç, dhe Y. Xh., 37 vjeç, banues në Devoll, pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Ponçarë, në tentativë për të kauar ilegalisht kufirin. Në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ata nuk iu janë bindur udhrave të tyre për të ndaluar;

O. N., 34 vjeçe, banuese në Devoll dhe P. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Tresenik, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.