Panik në Korçë, merr flakë tarraca e një pallati 4-katësh…

Merr flakë tarraca e një objekti 4-katësh në afërsi të lagjes së SMT në Korçë. Mësohet se është përfshirë nga flakët pjesa e brendshme e tarracës së katit të katërt ndërsa në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse,

të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen rrethanat por dyshohet që zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut ose e një shkëndije elektrike. Zjarri është izoluar dhe po punohet për fikjen totale të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: