Shkaktoi aksident të rende në aksin Korçë -Erseke procedohet drejtuesi i mjetit

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, drejtuesi i mjetit shtetasi E. I., humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti doli nga rruga , ku ngeli i dëmtuar  shtetasi E.I dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në këtë automjet, iu informojmë se:

 Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. I., 35 vjeç, banues në Luaras, Kolonjë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”