43 km për 16 vjet nuk perfundon kurre/ Afati Qukes- Ploçe shtyhet prape…

Afati per perfundimin e rruges Qukes-Qafe Plloçë eshte shtyre serish, duke e cuar projektin ne 16 vite zvarritje. Segmenti i tretë i kesaj ruge, i cili sipas ministres se Infrastruktures Belinda Balluku do te ishte gati në mars 2025, tani pritet te perfundoje ne gusht te po ketij viti.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), vonesa lidhet me nderprerjen e punimeve ne gusht 2019 per shkak te mungeses se financimit.

Punimet rifilluan ne gusht 2023, pasi u sigurua nj marreveshje e re kredie. Perfundimi i ketij segmenti do te thote qe rruga do te behet e aksesueshme per qytetarët ne fund te veres 2025.

Rruga Qukes-Qafe Plloçe ka qene nje nder projektet me te gjata dhe te kushtueshme ne Shiperi. Ajo u premtua per here te pare nga ish-kryeministri Sali Berisha ne zgjedhjet e vitit 2009, duke e cilësuar si nje aks strategjik per lidhjen e Tiranes me Korçën.

Pas nisjes se punimeve, projekti u cilesua si i gabuar teknikisht dhe u rishikua disa here, cka solli shtesa ne financim dhe vonesa në perfundim.

Ne vitin 2018, ish-ministri i Infrastruktures, Damian Gjiknuri, premtoi se rruga do te perfundonte ne 2019, por as ky afat nuk u mbajt. Ne shtator 2020, ministrja Balluku deklaroi ne Kuvend se nevojiteshin edhe 105.8 milione dollare per perfundimin e saj.

Deri me tani, kostoja totale e projektit ka arritur mbi 235 milione dollare, shume me teper sesa parashikimi fillestar. Financimi eshte siguruar nga disa burime, duke perfshire:

Sa eshtë ndërtuar deri tani?

Sipas ARRSH, deri me sot: Loti i pare dhe i dyte jane realizuar 92%. Në lotin e pare eshte asfaltuar e gjithe gjatesia e kontrates, perve tre mureve mbrojtëse, të cilat jane ne proces ndertimi.

Në lotin e dytë, nga 15.8 km, jane asfaltuar

12.8 km, ndersa punimet nga km 18-21 dhe ato elektro-mekanike te tuneleve jane ende ne proces.

Loti i trete shte 81% i perfunduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: