L A J M Ë R I M
Lajmërohen të gjithë besimtarët myslimanë të qytetit të Korçës, se falja e namazit të Fitër Bajramit, për të dyja xhamitë e qytetit, do të bëhet bashkarisht në oborrin e xhamisë “Iljas Bej Mirahori”, ditën e dielë, dt. 30.03.2025.
📍 Programi i ditës së Bajramit fillon në orën 07.00 me ligjërata, ndërsa namazi i Bajramit do të falet në orën 07.30.
📍 Për shkak të motit pak të ftohtë, këshillojmë besimtarët dhe besimtaret të marin një sexhade me vete për tu ulur dhe falur.
Gëzuar dhe për shumë vjet Fitër Bajramin!
Myftinia e Zonës Korçë
