Kreu i PD-së tha se nëse shqiptarët do i besojnë drejtimin e vendit më 11 maj, ai do të rihapë zyrat fizike në institucionet shtetëore, ku qytetarët të shkojnë për shërbimet që u nevojiten. Ai tha se kjo platformë do të modernizohet, por edhe zyrat e informacionit do të jenë prezente për qytetarët.
Sot kanë hequr qindra punonjës që kanë qenë në zyra për të informuar, për të orientuar qytetarët, gjoja me e-albania. E-Albania është bërë si telefon i prishur, një telefon që nuk bie kurrë. Bjeri sa të duash, kliko aty, por ajo të plas shpirtin dhe nuk të jep shërbimin.
Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit, zyrat e takimit me qytetarët, zyrat e informacionit në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimit dhe informacionet që duan.
Ky i zhduku këto dhe preu cdo lidhje me qytetarin. Klikimi në e-albania të do shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare. E-albania do të modernizohet, por pavarësisht kësaj ne do të hapim zyrat e pritjes për qytetarët”, tha Berisha.
