‘Beteja’ për mbijetesë / Skënderbeu fal Tiranën në pjesën e dytë…

Kjo javë e 34-të në elitën e futbollit shqiptar solli përballje të drejtpërdrejta për mbijetesën. Në “Skënderbeu Stadium” në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana ndanë nga një pikë, duke barazuar 1-1 në një sfidë me dy tablo të ndryshme. Një pjesë e parë ku vendasit dominuan totalisht, dhe shpëtimtari ishte portieri i bardhebluve Gentian Selmani i cili bëri disa pritje vendimtare.

Ai u mposht vetëm në minutën e 36-t nga egjiptiani Nasr i cili përfitoi nga gabim i Edison Kolës.

Kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën gjithçka ishte shumë e vakët me raste pothuajse të pakta. E vetmja gjë që spikati ishte goli i Akileu Ndreca që shënoi në të 53-ën nga goditja e dënimit.

Një tjetër hap i rëndësishëm për mbijetesën u regjistrua në Durrës, ku Teuta arriti një fitore me shumë peshë ndaj Laçit, me rezultatin minimal 1-0. Ky sukses ngjit durrsakët në vendin e gjashtë me 38 pikë, duke u shkëputur disi nga zona e ftohtë. Për Laçin, humbja përkeqëson situatën. Kurbinasit mbeten në vendin e fundit me 33 pikë dhe rrezikojnë seriozisht rënien në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë, edhe Bylisi nuk arriti të shmangte disfatën, duke u mposhtur 1-0 nga Elbasani. Ballshiotët mbeten në vendin e nëntë me 36 pikë.

SKËNDERBEU 1-1 TIRANA

36′ Nasr/ 53′ Ndreca