Nga Selaniku, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, iu drejtua sot me një thirrje të qartë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procesin historik të votimit nga jashtë vendit.
“Forca shqiptarët e Greqisë!
Për fatin europian të kombit tonë.
Për Shqipërinë 2030 në BE.
Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi.
Drejtuesi i PS për Diasporën u bëri thirrje të gjithë atyre që e kanë marrë tashmë zarfin me votën, që të mos humbasin kohë dhe ta dërgojnë menjëherë drejt Shqipërisë.
Të dashur bashkatdhetarë në Selanik dhe në gjithë Greqinë, dua t’ju kujtoj se mbeten edhe 72 orë në dispozicionin tuaj për të dërguar zarfin drejt Shqipërisë,” – tha Balla.
“Ju që e keni marrë tashmë zarfin, duhet të mos humbni kohë dhe ta dërgoni atë në zyrat e DHL, Speedex dhe Courier, sepse është shumë e rëndësishme që të kapet afati i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Pra, deri të dielën në orën 19:00, zarfat duhet të mbërrijnë në Shqipëri, dhe duhet t’i lëmë kohë DHL-së.”
