Ndërsa shef Rama po i dorëzon një e nga një vartësit e tij në SPAK, Kryebashkiaku i Korçes , Sotiraq Filo, nuk trembet! Ai vazhdon çdo ditë të firmosë leja ndertimi abuzive. Këtë herë ka leshuar nje tjeter leje ku banoreve kufitare u privon te drejten e barabarte te gezimit te prones…
Banore nga Korça, kane denoncuar publikisht një ndërtim të paligjshëm .
Ata bejne me dije se arkitekti ka bashkeshorten ne urbanistiken e bashkise Korçe dhe Sotiraqi ka arritur mareveshje…ndersa ata shprehen se punimet kane dhunuar kufitarët…
Ne leje nuk eshte marre parasysh zhvillimi i objektit ekzistues 2 kate .Sipas zhvillimit te zones pronaret mund ta bejne neser 3 kate por distancat aktuale nuk ta lejojne sot kete…Ndersa edhe distanca e podrumit nga kufiri i prones eshte 28-38 cm .Ne ke pike te ligjit dhe rregullores percaktohet distanca 28 cm pyesin te habitur ata?!!!
Ata akuzojne më heret dyshen Peleshi-Filo qe edhe më parë aty u dha 1 leje e dyshimtë ku u ndertua pallat 5+1 kur zona ka arkitekturë dhe urbanistike me godina 2-3 kate .
Ata thone se preferuarit e qeverisë nuk hasin probleme në marrjen e lejeve të ndërtimit dhe ndërtojnë pa patur parasysh asnjë kriter bazë….ku apelojne qe istitucionet përkatëse të reagojnë sa më shpejt pasi kjo është shkelje flagrante e ligjit.
Ndersa u bëjne thirrje institucioneve të mos tolerojnë më shkelje të tilla që dëmtojnë jo vetëm pronarët e ligjshëm, por edhe zhvillimin urban të qytetit.
Ky rast shton edhe një herë shqetësimin mbi zbatimin selektiv të ligjit dhe nevojën për transparencë të plotë në administrimin e çështjeve ndërtimore në Shqipëri.





Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




