“Çekiçi” që theu xhamat e bashkisë Korçë :”Sotiraqi më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike vendosi të thyejë xhamat e bashkisë së Korçës. Duket se nervozizmi i të riut ka ardhur për shkak sepse krahas lokaleve, punonjësit e bashkisë kanë shkulur edhe disa lule dekorative në lagjen e tij ditë më parë, duke i shkulur ato.

“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i vërtet që ka njeriu. Kjo është arsyeja përse e kam bërë. Këtu në vendin ku ndodhem unë është e rrënuar, janë lokalet, të shkatërruara.

E dha urdhrin Edi Rama, mori Sotiraqin në telefon dhe e shkatërruan lagjen time.

Çfarë lidhje ka kjo, të heqim karriget, heqim barishtet. Edhe tavolinat, është gabim. Nga ato 4 tavolina njerëzit ushqehen. Ka shumë familjarë që nga katër tavolina nxjerrin bukën e gojës. Ka sulmuar disa lokale në Korçë, nuk janë sjellje prej kryeministri. Duhet të shohë popullin, që ka nevojë. Duhet të ngrejë rrogat. Unë merrem me rep por e mbaj e postin e kryeministrit një ditë”, thotë i riu për mediat.

I pyetur nëse është penduar për veprimet e tij, Dramolli tha: “Nuk pendohem unë, ishte vendim i drejtë. Nuk duhet të flesh gjumë. Ndihem mirë. Edhe burg e bëj. Kam qenë i dënuar. Jam rritur në geto. Shoqëria ime është gango”.

Në vijim ai ka një mesazh për qytetarët, duke u kërkuar të ngrenë zërin përkundrejt veprimeve të qeverisë dhe kryeministrit, që Dramolli i cilëson si padrejtësi.

“Duhet të ulesh kokën, të kesh kulturë. Por po e ule shumë, nuk ka rëndësi sa i madh është Rama, populli duhet te ngrejë zërin. Nëse ai vazhdon, do bëhet me e madhe. Kam edhe çunat unë, gjithë qytetin e kam me vete. Do e marrin vesh si duhet, edhe bashkia edhe zotit Edi Rama do t’i shkojë llafi. Edhe të mos bëjë më nga këto gabime, por ta shohë situatën siç duhet”, shprehet Dramolli.

“Ju dua me krejt zemrën!”- Dua Lipa reagon pas natës së parë të “Sunny Hill” në Prishtinë: Është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar

Këngëtarja Dua Lipa, ka reaguar pas natës së parë në koncertit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku ajo performoi edhe vetë, madje edhe me babain e saj, Dukagjin Lipa. Në një postim në rrjetet sociale, ku ajo ka publikuar edhe disa momente nga performaca e saj në skenë, Dua është shprehur tejet mirënjohëse për të gjithë të pranishmit.

Ajo shkruan se ta shohë festivalin e krijuar nga ajo dhe familja e saj duke u rritur, në qytetin e saj, është përtej asaj që ka ëndërruar, ndërsa ndarjen e skenës me babanë e saj e përshkroi si “një moment të paharrueshëm”.

Ndër të tjera ajo ka bërë edhe një falënderim në shqip për të gjithë bashkëkombasit e saj, duke shkruar: “JU DUA me krejt zemrën!”

Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN, dhe ta shohësh të realizohet kështu është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar.

Të ndaj këtë natë me të gjithë ju, në qytetin që më formoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Të performoj për ju dhe të ndaj skenën me babanë tim Dukagjin Lipa, ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Ndihem kaq jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse. Dhe kemi ende dy net të tjera për të festuar së bashku!! JU DUA me krejt zemrën”, ka shkruar Dua në Instagram.

‘Nuk po vjen…’/ Orinda Huta: Lutemi çdo natë me Ataren për një vëlla ose motër…

Në një bisedë të sinqertë me ndjekësit në Instagram, Orinda Huta ka ndarë një dëshirë të madhe të familjes së saj, të sjellë në jetë një motër apo vëlla për vajzën e saj Atara.

E pyetur nëse do të donte një fëmijë tjetër apo do të qëndronte me një, Orinda u përgjigj:

“Patjetër që duam, por nuk po vjen. Lutemi çdo natë me Ataren që të jetë në planin e Zotit.

Salsano Rrapi bie nga skena gjatë spektaklit(Video)

Një episod i papritur dhe njëkohësisht argëtues ka ndodhur gjatë një shfaqjeje teatrore në Bulqizë, ku në qendër të vëmendjes ishte aktori, Salsano Rrapi. Gjatë një momenti kulmor të skeçit, Salsano, duke u përfshirë plotësisht në rol, lëvizi drejt skajit të skenës por humbi ekuilibrin dhe ra në tokë përpara publikut.

Reagimi në sallë ishte një përzierje emocionesh mes habisë dhe të qeshurave, ndërsa aktori, pa humbur qetësinë, u ngrit me qetësi dhe u rikthye menjëherë në skenë për të vazhduar performancën.

Nesër hidhet shorti i play-off, mësoni kundërshtarët e mundshëm të Egnatias dhe Dinamos në Ligën e Konferencës

Egnatia dhe Dinamo nisin këtë javë pjesëmarrjen e tyre në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku shorti nuk ka qenë edhe aq i lehtë për ta, pasi vendosi rrogozhinasit përballë Olimpija Ljubljanës, ndërsa kryeqytetasit përballë Hajduk Splitit.

Fokusi i dy skuadrave të Superiores është plotësisht te këto dy ndeshje, por ndërkohë, që nesër ata do të mësojnë se me kë mund të ndeshen në play-off të kompeticionit, nëse vazhdojnë me tej.

Ashtu siç dihet, Egnatia përballet vetëm me skuadrat kampione që janë eliminuar nga Liga e Kampioneve apo nga Liga e Europës. Por në favor ka faktin se në short hyn me koeficientin e lartë të Olimpija Ljubljanës, që e i jep një avantazh pasi e vendos në vazon e ekipeve të forta.

Ndërkaq, Dinamo hyn në vazon e ekipeve të dobëta në shortin e turit play-off dhe do të duhet të shmangë disa emra shumë të mëdhenj që hyjnë në garë në këtë pikë të turneut, me Fiorentinën e Kristal Palas që përbëjnë rrezikun kryesor.

G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok

Deklarata e fundit e G Bani në rrjetin social TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme për të. Në një video të postuar së fundmi, artisti u shpreh se “po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, fjalë që kanë nxitur reagime të forta në publik dhe sidomos nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas.

Pas kësaj deklarate, organizatorët kanë bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se performanca e planifikuar e G Banit për mbrëmjen e nesërme është anuluar.

Ata e konsideruan gjuhën e përdorur nga artisti si “të papranueshme, fyese dhe pa etikë”, duke theksuar se nuk ka vend për qëndrime të tilla në një ngjarje që synon bashkimin dhe respektin mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Në reagimin e tyre, organizatorët nënvizuan se “Muaji i Mërgatës” është një festë që promovon vlerat e respektit, dashurisë për kulturën dhe përfshirjes, dhe çdo akt që bie ndesh me këto parime nuk tolerohet.

Vetë G Bani ka reaguar pas anulimit të koncertit duke sqaruar se komentet e tij ishin të drejtuara vetëm ndaj ndjekësve që e kishin ofenduar personalisht, dhe jo ndaj qytetarëve të Kosovës në tërësi. Megjithatë, për organizatorët e festivalit, kjo deklaratë nuk mjaftoi për të zbutur situatën.

Ka 18 vite në krye të Bashkisë, Filo nuk e do këtë që po bën por i është nëntruar diktaturës…

Nga Klajdi Pllaha:

Gjithçka fillon nga demokracia (ose mungesa e saj) Në një shtet të së drejtës pushtetet janë të pavarur, media e lirë, administrata jopolitike dhe institucionet funksionojnë në bazë të ligjeve Jo të vullnetit të një njeriu.

Por në Shqipëri dalëngadalë shteti, në çdo instancë të tij, është unifikuar me partinë dhe partia me liderin suprem. Tani Ramsi IV, vendos me një deklaratë publike se qindra punonjës të administratës duhet të japin dorëheqjen për “arsye personale” e të gjithë binden.

Pastaj vendos “lirimin e hapësirave publike”, pa vënë asnjë kriter, pa pyetur se sa biznese shkatërron e pa marrë parasysh se vetë shteti i ka lejuar, madje stimuluar për të përdorur këto hapësira kundrejt pagesës. Tani do e ndjeni direkt në kurriz…

Sigurisht një lloj rregulli duhet, por rregulli nuk vihet me aksione në pikun e sezonit turistik, por duke funksionuar institucionet ditë pas dite (dhe ju keni 18 vjet në krye të Bashkisë). Unë jam i bindur se vetë kryetari i bashkisë nuk e do këtë që po bën, por mesa duket ai është dorëzuar që është vartës i partisë dhe jo i zgjedhuri i qytetarve.

Si gjithë të tjerët, i është dorëzuar diktaturës.

Po kjo është një diktaturë, dhe do bëhet sa vjen e më e egër. Ju pata paralajmëruar para disa muajsh, por ju sërisht e votuat. Pjesa më e madhe e trembur mos humbte punën në administratë (edhe kur kjo nuk varej ligjërisht nga pushteti qëndror), një pjesë duke parë atë rehatin e vogël personal e të tjerë duke u gënjyer nga media e shitur.
Ajo që ngelet për të parë tani është

  • A do gjendet një mënyrë për të lejuar bizneset të punojnë duke shfrytëzuar hapësirën publike në formë më pak invazive?
  • A do trajnohen të gjithë njësoj apo miqtë e partisë do tolerohen si gjithmonë?
    Dhe çka është më e rëndësishme për mua:
  • A do bëheni bashkë të reagoni apo vazhdoni me shprehjen e vjetër Shqiptare “meqë më ngordhi lopa mua le t’i ngordhë e komshiut”

Kur diktatura instalohet nga lart, reagimi duhet të fillojë nga poshtë!

Fotocredit Xhensil Shkëmbi BashkiaKorçë klajdipllaha diktatura2030

Alarmi i detektives private :” Vajzat adoleshente po bien pre e “jetës luksoze” në rrjetet sociale

Detektivja private Shkenda Lili ka ngritur një alarm serioz për prindërit shqiptarë, duke zbuluar një trend shqetësues që po përhapet me shpejtësi: gjithnjë e më shumë vajza adoleshente, të moshës 16-17 vjeç, po përfshihen në marrëdhënie me burra shumë më të mëdhenj në moshë, të tërhequra nga jeta luksoze që shfaqet në rrjetet sociale.

“Vajzat e reja sot shkojnë në klinika estetike me një foto në dorë dhe thonë: ‘Dua të bëhem si kjo’. Kërkojnë veshje të shtrenjta, iPhone, daljet e vona në lokale… dhe kur prindërit nuk ua ofrojnë, i gjejnë diku tjetër,” shprehet Lili përmes një deklarate që ngre shqetësime të thella për rolin e rrjeteve sociale në formimin e të rinjve.

Sipas saj, vajzat ndjekin modele të rreme dhe të pamundura të jetës që shohin në Instagram dhe TikTok, çka ndikon drejtpërdrejt në vetëvlerësimin dhe në zgjedhjet që bëjnë. “Rrjetet sociale janë një gënjeshtër. Vajzat duan të jetojnë si në Instagram – me çdo kusht,” shton Lili.

Periudha më kritike, sipas saj, është ajo midis moshës 14-18 vjeç, kur ndodhin ndryshime të mëdha psikologjike dhe presioni social arrin kulmin. Prindërit, të shqetësuar dhe të pafuqishëm, po i drejtohen gjithnjë e më shpesh zyrës së saj për të hetuar me kë rrinë fëmijët e tyre, çfarë konsumojnë, dhe çfarë fshihet pas ekranit të telefonit.

“Kam raste pafund. Realiteti është dramatik. Prindërit tronditen kur zbulojnë të vërtetën,” përfundon ajo.

Alarmi i detektives private :” Vajzat adoleshente po bien pre e “jetës luksoze” në rrjetet sociale

Detektivja private Shkenda Lili ka ngritur një alarm serioz për prindërit shqiptarë, duke zbuluar një trend shqetësues që po përhapet me shpejtësi: gjithnjë e më shumë vajza adoleshente, të moshës 16-17 vjeç, po përfshihen në marrëdhënie me burra shumë më të mëdhenj në moshë, të tërhequra nga jeta luksoze që shfaqet në rrjetet sociale.

“Vajzat e reja sot shkojnë në klinika estetike me një foto në dorë dhe thonë: ‘Dua të bëhem si kjo’. Kërkojnë veshje të shtrenjta, iPhone, daljet e vona në lokale… dhe kur prindërit nuk ua ofrojnë, i gjejnë diku tjetër,” shprehet Lili përmes një deklarate që ngre shqetësime të thella për rolin e rrjeteve sociale në formimin e të rinjve.

Sipas saj, vajzat ndjekin modele të rreme dhe të pamundura të jetës që shohin në Instagram dhe TikTok, çka ndikon drejtpërdrejt në vetëvlerësimin dhe në zgjedhjet që bëjnë. “Rrjetet sociale janë një gënjeshtër. Vajzat duan të jetojnë si në Instagram – me çdo kusht,” shton Lili.

Periudha më kritike, sipas saj, është ajo midis moshës 14-18 vjeç, kur ndodhin ndryshime të mëdha psikologjike dhe presioni social arrin kulmin. Prindërit, të shqetësuar dhe të pafuqishëm, po i drejtohen gjithnjë e më shpesh zyrës së saj për të hetuar me kë rrinë fëmijët e tyre, çfarë konsumojnë, dhe çfarë fshihet pas ekranit të telefonit.

“Kam raste pafund. Realiteti është dramatik. Prindërit tronditen kur zbulojnë të vërtetën,” përfundon ajo.

Bizneset gjejnë mirëkuptim me Sotiraqin, çmontimi i lokaleve do të nisë pas Festës së Birrës…

Bashkia e Korçës e drejtuar nga socialisti Sotiraq Filo ka gjetur gjuhën e përbashkët me pronarët e bizneseve në qytetin juglindor, për lirimin e hapësirave publike. Sipas asaj që Filo ka deklaruar, të gjitha lokalet kanë afat deri në datë 17 Gusht, dita kur përfundon dhe Festa e Birrës, për të hequr strukturat që pengojnë lëvizjen dhe zënë hapësirat publike, kurse tendat mund t’i mbajnë përkohësisht.

“Diskutimi me bizneset u trajtua nga ana ime si diskutim konstruktiv, ku kam qenë i hapur të dëgjoj e të pranoj deri në masë të caktuar shqetësimet reale të bizneseve.

Ju është dhënë ky afat nga ana ime deri më 17 gusht që përkon me mbylljen e festës së birrës, por ndërkohë u është kërkuar që t’i heqin të gjithë elementët e tjerë, pedanat, vazot, dhe mund të qëndrojnë tendat deri më 17 gusht, e më pas të zëvendësohen”, është shprehur filo.

“Elementi i parë janë elementët e mobilimit urban që do të lejohet të vendosen në këtë hapësirë publike, që do të jenë vetëm çadra, karrige e tavolina, duke hequr të gjithë elementët e tjerë që janë pedanat, ndarjet anësore apo vazo rreth e rrotull bizneseve.

Elementi i dytë është madhësia e hapësirës publike që do të vihet në dispozicion të bizneseve, për të respektuar raportin 25% për bizneset dhe 75% në dispozicion të kalimtarëve”, ka sqaruar socialisti Sotirq Filo, duke theksuar se këto janë pranuar dhe nga pronarët e bizneseve.

Një gur në xhamin e indiferencës- Ai na tregoi se jo të gjithë janë zbutur në krahët e frikës dhe rehatisë së rreme…

Nga: Ymer Pasho

Në një qytet ku zëri i njerëzve po mbytet nga makineritë e shkatërrimit të pronave dhe të mundit të tyre, një i ri guxoi të thyejë jo vetëm një xham, por heshtjen që po na vret çdo ditë.

Ai nuk vodhi, nuk vrau, nuk kërkoi ndonjë përfitim personal por reagoi, ndoshta në mënyrën e vet të pamatur, ndaj një padrejtësie që po u ndodh qindra familjeve e bizneseve në Korçë.

E megjithatë, çfarë lexojmë në komentet e portaleve? “Ku shkon kështu?”, “Në burg do vesh!” etj nga njerëz që janë bërë mjeshtër të frikës, të gjykimit, të heshtjes që mban në këmbë një sistem që s’ka më turp.

Ky djalë nuk ka nevojë për dënim, por për një faleminderit që na kujtoi se reagimi ende ekziston.

Ai na tregoi se jo të gjithë janë zbutur në krahët e frikës dhe rehatisë së rreme. Edhe një akt i vogël kundërshtimi është më shumë sesa mijëra komente cinike nga divani.

Në vend të frikës së përhapur, ndoshta është koha të kemi pak më shumë zemër. Jo për të thyer xhama, por për të thyer heshtjen.

Theu xhamat e Bashkisë Korçë, Çekiçi 14 ,ish-futbollist dhe reper(Video)

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli, ish-portier i njohur i futbollit shqiptar, ka thyer xhamat e godinës së Bashkisë në shenjë proteste ndaj aksioneve të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

I riu u procedua nga policia e Korçës.

Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në kohë reale nga vetë Dramolli, i cili gjatë transmetimit dëgjohet të thotë: “Shiko si sulmohet bashkia”. Sipas tij, revolta erdhi si pasojë e prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh.

Kostandin Dramolli, i njohur me emrin artistik “Çekiçi 14” pas tërheqjes nga futbolli, është aktualisht aktiv në skenën e muzikës “rap”. Emri i tij është i lidhur ngushtë me zonën ku ka jetuar dhe me një identitet rebel, të cilin nuk ka hezituar ta shfaqë edhe publikisht.

Në karrierën e tij sportive, Dramolli ka qenë pjesë e ekipeve si Skënderbeu, ku është shpallur kampion me ekipin U-19 – Bylis, Pogradeci, Maliqi dhe Pierikos në Greqi.

Pas incidentit, në rrjetet sociale janë ndezur debatet, ndërsa burime pranë autoriteteve bëjnë me dije se i riu është person me precedentë penalë dhe më herët është dënuar me burg nga gjykata.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet sociale që shoqërojnë aksionet e lirimit të hapësirave publike, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Bashkia e Korçës në lidhje me situatën.

Njoftimi:

Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë.