Çudira nga Korça/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje…

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.

U eferuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-V. L., dhe L. B., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje; -L. M., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës një 37-vjeçar; -M. H., 57 vjeç, banues në Kamenicë, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me një armë gjahu që posedonte me leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-M. J., 60 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.