Menjëherë pas votimit në Kuvend të kryetarit të ri, Sali Berisha akuzoi Niko Peleshin për përfshirje direkte në dosjen e inceneratorëve dhe abuzime me prona publike gjatë kohës kur ka qenë ministër i Bujqësisë.
Më tej, Berisha e quajti Peleshin “një qenie amorfe”, që sipas tij, nuk e meriton të jetë në krye të Kuvendit.
“Peleshi është njeriu që ka firmosur akte madhore për djegësat. Akte të cilat e bëjnë përgjegjës automatik për dëmet që u ka bërë shqiptarëve. Peleshi është i akuzuar për prona në Kolonjë dhe zona të tjera kur ka qenë ministër bujqësie.
Paleshi është një qenie amorfe. Në vend që të shkojë atje ku e ka vendin merr kreun e parlamentit vetëm e vetëm se ka vjedhur së bashku me Edi Ramën. Nuk kemi nevojë për tolerancën e tyre, ne jemi në betejë. Ata nuk përfaqësojnë vullnetin e shqiptarëve, por përfaqësojnë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Pra ne e konsiderojmë të paligjshëm dhe beteja jonë nuk ndalet deri në ditën e fitores“, tha Berisha.
