Niko Peleshi është zgjedhur Kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e parë të legjislaturës së re të mbajtur këtë të premte. Peleshi mori mbështetjen e shumicës parlamentare 84 vota pro, ndërsa vetëm tre vota dolën kundër.
Deputetët e opozitës, në vend të fletëve të votimit, hodhën në kutinë e votimit pankarta kundër qeverisë.
Në formë protesta për të shprehur kundërshtinë e tyre kundër Niko Peleshit, deputetët e opozitës përplasën tavolinat me duar.
Peleshi vuri theksin te momentin që ndodhet Shqipëria, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se Kuvendi ka një rol kyç në integrim dhe ftoi të gjithë deputetët, edhe ata opozitarë të bashkëpunojnë në këtë proces.
Peleshi ftoi deputetët të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe të shfaqin një gjuhë konstruktive si nga opozita dhe mazhoranca. Më tej nënvizoi se detyrë në Legjislacionin e ri do jetë edhe kërkesa për llogaridhënie nga ekzekutivi.
