Tragjedi në Maliq/ Bie zjarri në banesë, vdes nëna dhe djali, vajza e vogel po lufton me jeten…

Ngjarja tragjike që tronditi Maliqin këtë të diel, mori jetën e Merjeme Hazisllarit, dhe djalit të saj Luka Hazisllari, 14 vjeç.  Ndërkohë, vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në repartin e djegie-plastikës në QSUT

Në një rrëfim për mediat, xhaxhai i vajzës tregoi se e mitura ka dalë vetë nga banesa e përfshirë nga flakët, ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga fqinjët e saj, të cilët e kanë nxjerrë dhe njoftuar menjëherë ambulancën.

E mitura ka pësuar djegie të konsiderueshme, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe mjekimeve të specializuara në Tiranë. Zjarri dyshohet të ketë rënë nga një sobë me dru, e përdorur për ngrohje, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes janë në vijim.

Maliq / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.